LAJMI I FUNDIT:

​Në fshatrat e Vushtrrisë me COVID-19 nuk hapen shkollat për klasën e 9-të

​Në fshatrat e Vushtrrisë me COVID-19 nuk hapen shkollat për klasën e 9-të

Vushtrria vazhdon të jetë së fundi ndër komunat më të prekura në nivel vendi nga pandemia coronavirus.

Sot janë shëruar tre qytetarë të Vushtrrisë dhe janë konfirmuar 14 raste të reja nga 82 teste të kryera.

Kryetari Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se rastet pozitive janë raste kontakti në lidhje familjare sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik.


“Të gjitha rastet me COVID-19 me vendim të Inspektorit Sanitar të Komunës janë në vetizolim dhe nën mbikëqyrje të Policisë së Kosovës dhe të Shtabit Emergjent Komunal”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Shtabi Emergjent dhe Drejtoria Komunale e Arsimit kanë vendosur që në fshatrat ku ka raste me COVID-19 të mos hapen shkollat për klasën 9-të, por të vazhdojë mësimi online.

Po ashtu bashkë me KBI në Vushtrri është vendosur që xhamitë në këto lokalitete të mbyllen deri në një vendim tjetër.

“Ju lutemi kujdes, ruajeni veten dhe familjen tuaj nga coronavirusi”, porosit Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori