Në seancën e së mërkurës ,Kuvendi i Kosovës me 61 vota për e ka zgjedhur Qeverinë e re të Kosovës, me kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti.
Mirëpo, për dallim nga qeveria Kurti, në këtë qeveri janë kthyer ministra mbi barrët e të cilëve rëndojnë edhe aktakuza me të cilat janë duke u ballafaquar.Pjesë e Qeverisë së re si ministre e Jashtme do të jetë Meliza Haradinaj-Stublla, e cila gjatë vitit të kaluar, për akuza për mos deklarim ose deklarim të rremë të pasurisë ishte dënuar me tetë muaj burgim me kusht dhe 1000 euro gjobë, e cila aktakuzë është duke u trajtuar nga Gjykata e Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërsa përpos Haradinaj-Stubllës, me aktakuzë aktive është edhe ministri i ri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, e cila atë e ngarkon me veprën penale “Vetëgjyqësi”.
Ai është liruar nga aktakuza më 2 mars 2020, mirëpo ky vendim sipas përgjigjes së zëdhënësit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muçaj, të datës 21 maj 2020, akoma nuk e ka fituar formën e prerë.Krasniqi, në qeverinë e cila udhëhiqej nga Ramush Haradinaj, ishte në pozitën e zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, kryeministri i zgjedhur tashmë nga LDK, Avdullah Hoti me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa kishin thënë se në qeverinë që synon ta drejtoi LDK-ja nuk do të ketë persona që kanë pasur dhe që kanë probleme me ligjin.“Do t’i përmbahemi parimeve që i kemi deklaru se duhet të kemi figura të pastërta, të cilët nuk kanë pasur problem në të kaluarën, s’kanë problem edhe tani, të cilët do të jenë në qeveri edhe në pozita tjera qeveritare edhe të cilët do të jenë të përkushtuar që në mënyrën më të mirë t’i shërbejnë vendit”, kishte thënë Mustafa. Ndryshe, më 4 tetor 2019 Meliza Haradinaj-Stublla ishte gjetur fajtore në lidhje me akuzuat lidhur me veprën penale “mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”, nga neni 437 paragrafi 2 të KPRK-së.
Ajo nga Gjykata Themelore në Prishtinë ishte dënuar me tetë muaj burgim me kusht, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse ajo nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti dhe me 1000 euro gjobëProkuroria Themelore në Prishtinë, më 26 mars 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Meliza Haradinaj-Stublla në drejtim të kryerjes së veprës penale “mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”, nga neni 437 paragrafi 2 të KPRK-së.
Gjithnjë sipas prokurorisë, e akuzuara Meliza Haradinaj-Stublla, në cilësinë e Zyrtares së Lartë Publike, dhe atë Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka vepruar në kundërshtim me nenin 5 paragrafi 1.3 dhe nenin 6 par. 1.1 të Ligjit Nr. 04/L-050, për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë.Prokuroria pretendon se e akuzuara Haradinaj-Stublla, ka qenë e detyruar që ta deklarojë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), me rastin e marrjes së detyrës më 11 shtator 2017, për vitin paraprak ku e njëjta përmes formularit për deklarimin e pasurisë nuk e ka deklaruar pronësinë e një biznesi të quajtur “IN MIDDLE LTD”, të regjistruar në Londër, me zyre nr “108 Woolmead Avenues në “Companies House”, edhe pse ka qenë e obliguar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës