LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Avdullah Hoti, kopje jo origjinale e mashtrimit të Qeverisë Kurti, PDK nuk do ta votojë

Veseli: Avdullah Hoti, kopje jo origjinale e mashtrimit të Qeverisë Kurti, PDK nuk do ta votojë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha sot se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i mashtruan qytetarët e Kosovës duke iu ofruar shpresë, e në anën tjetër për 100 ditë qeverisje degraduan çdo të arritur të shtetit në 20 vite liri.

Kryetari i PDK-së tha se Albin Kurti po ikë prej vetes, jo prej të tjerëve dhe e ka dëmtuar rëndë Kosovën dhe këtë.

Sipas tij, këtë qytetarët do ta përjetojnë shumë shpejt.


“Dilemat që ka hapur brenda – me nxitjen e urrejtjes dhe dëshirën për revansh, janë minore përballë dilemave që ka hapur me garantuesit e ekzistencës sonë fizike dhe shtetërore,  me miqtë tradicionalë të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është një dëm i pallogaritshëm politik që i është bërë vendit nga ideologjia anti-amerikane e Kryeministrit, ashtu si dhe nga sjellja e tij qyqare përballë Serbisë”, u shpreh Veseli.

Ai tha se në këto 100 ditë, Kosova u qeveris nga një mendësi e paranojave, që shpik armiq në shtëpinë e vet.

“Ideja e përfitimit me çdo kusht, çdo herë sjell humbjen pa kusht. Kjo po i ndodh edhe sot Albin Kurtit. Kjo do t’i ndodhë edhe Avdullah Hotit, i cili është kopje jo origjinale e këtij mashtrimi”, tha Veseli.

Ai tha se votimi që do të ndodhë sot është vazhdimësi mashtrimi dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta votojë qeverinë e re.

“Nuk jemi me VV-në. As nuk do të jemi me LDK-në. Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë pazare me mua dhe me PDK-në për pushtet”, tha ai.

“Unë e kam nisur një rrugë dhe e kam një qëllim, që do ta çoj deri në fund. Unë besoj në këtë vend. Besoj në njerëzit e mirë dhe të zotë të këtij vendi për të bërë ndryshime të mëdha. Kriminelëve, të korruptuarve dhe mashtruesve do t’u vijë fundi, ndërsa rendit, ligjit, të drejtit dhe punëtorit do t’i vijë çasti. Kjo është e domosdoshme, e pashmangshme dhe këtë nuk do të mund ta ndalë askush”, tha Veseli.

Kreu i PDK-së tha se në kohën më të rëndë të pandemisë dhe pasigurisë ekonomike, kur ishte i domosdoshëm bashkëpunimi, Kryeministrit i doli punë me të gjithë dhe i shpërfilli të gjithë.

“Nuk pranoi përkrahjen ligjore që ia ofruam në Kuvend, por shpërdoroi jashtëligjshëm paranë e shtetit dhe goditi pa mëshirë biznesin privat. Bllokoi investimet publike, që së bashku me remitencat e zvogëluara të bashkatdhetarëve, dobësuan konsumin dhe rrezikuan qarkullimin e parasë në treg”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku

Kronika e Zezë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi

Drejtësi

"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK

Politikë
Aksident trafiku te “Kroni i Mbretit”

Aksident trafiku te “Kroni i Mbretit”

Kronika e Zezë
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Lajme
Zëvendësministri i reagon Bajramit: Doracakët për edukimin seksual u miratuan kur ti ishe ministre e Arsimit

Zëvendësministri i reagon Bajramit: Doracakët për edukimin seksual u miratuan kur ti ishe ministre e Arsimit

Lajme
Kalo në kategori