LAJMI I FUNDIT:

Enca Haxhia kritikoi artistët shqiptarë që reaguan kundër racizmit në Amerikë

Enca Haxhia kritikoi artistët shqiptarë që reaguan kundër racizmit në Amerikë
Enca (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, ka bërë një reagim pas publikimit të fotografive të zeza të pothuajse gjithë artistëve shqiptarë, në përkrahje të fushatës “Black Lives Matter”.

Ajo përmes disa postimeve që ka bërë në InstaStory, thotë se më mirë do ishte nëse do protestonin apo ngrisnin zërin për gjëra që prekin vendin tonë.


Madje sipas saj, reagimi ndaj racizmit në Amerikë është më në modë sesa çështjet e tjera.

Enca (Foto: Instagram)

“Imagjinoni sa bukur do ishte sikur të gjithë njerëzit, sidomos artistët shqiptarë që kanë postuar fotot e zeza në profil, të ngriheshin qoftë një herë të vetme njëzëri për një çështje që na prek NE. Pse nuk e përdorni zërin aty ku ju dëgjohet dhe për çështje që ne po na vrasin përditë? Pse nuk ngriheni një herë për komunitetin rom që është prezent tek ne dhe përbuzet çdo ditë?! Jo, jeni shumë të zënë duke postuar çfarë poston amerikani sepse është më ‘trendy’”, ka shkruar në njërin postim 24-vjeçarja.

“Black Lives Matter” - fushata që po përkrahet edhe nga artistët shqiptarë
Lexo po ashtu “Black Lives Matter” - fushata që po përkrahet edhe nga artistët shqiptarë

“Jo se nuk më bën përshtypje tema e ‘blackouttuesday’, aq shumë më dhemb zemra sa nuk mundem ta shoh videon që qarkulloi. Por do të ndihesha hipokrite nëse do zgjidhja të ngrija zërin për një temë që nuk e prek komunitetin rreth meje para 100 çështjesh shumë më të prekshme për ne, ku të gjithë bashkë ndoshta mund ta bëjmë një ndryshim. Mendoni për ata”, ishte një tjetër reagim i saj.

Enca (Foto: Instagram)

Fushatës “Black Lives Matter” dje i janë bashkuar një numër i këngëtarëve shqiptarë përfshirë, Ylli Limanin, Dhurata Dorën, Skivin, Ledri Vulë, Arbenita Ismajlin, Agnesa Vuthajn, Seven Saraqin, Ana Kabashin, Capital T, Era Istrefin, Blerim Destanin, Vesa Lumën, Dafina Zeqirin, Ardian Bujupin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori