Komisioni Evropian ka propozuar të martën një rritje të fondeve IPA në buxhetin afatgjatë të Bashkimit Evropian për të mbështetur integrimin evropian të rajonit dhe njoftoi investime shtesë për të zvogëluar hendekun midis vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate.
14.5 miliardë euro është shuma që vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia mund të mbështeten nëse propozimi i ri i Komisionit Evropian merr ‘dritën e gjelbër’. Kjo është një rritje prej 13 për qind në krahasim me periudhën e kaluar shtatëvjeçare.
Për më tepër, Komisioni Evropian propozon që vendet e rajonit të kenë qasje në Fondin Evropian për Zhvillim të Qëndrueshëm prej afro 100 miliardë eurosh.
U propozua gjithashtu që buxheti aktual i BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe vendet e tjera nga e ashtuquajtura lagje jugore dhe lindore, të sigurojë një miliard euro të tjera, të cilat duhet të jenë në dispozicion para fundit të këtij viti.
Paratë kanë për qëllim të mbështesin stabilitetin financiar të rajonit, të ndihmojnë ekonominë dhe të krijojnë kushte për rritje ekonomike dhe vende të reja pune në rajon pas krizës.
Komisionari i Zgjerimit, Oliver Varhelyi bëri të ditur se detajet do të dihen në vjeshtë.
“Buxheti aktual dhe i ardhshëm afatgjatë dhe Fondi i Rimëkëmbjes përfshijnë Ballkanin Perëndimor në një mënyrë të konsiderueshme dhe të forcuar. Kjo është bërë saktësisht për të shmangur zgjerimin e hendekut ekonomik, dhe paketa e investimeve ekonomike që do të paraqesim në vjeshtë ka për qëllim të zvogëlojë këto ndryshime sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.
KE ka publikuar një propozim të hollësishëm të buxhetit për punët e jashtme, i cili ende nuk do të marrë ‘dritën e gjelbër’ në Këshillin Evropian.
Sidoqoftë, nuk ka gjasa që kjo të ndodhë, pasi që Brukseli do të paraqesë propozime të tilla të hollësishme vetëm kur të arrihet një marrëveshje midis shteteve anëtare në nivele më të ulëta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare