Kryetari i Lidhjes së Historianëve e të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, Shkodran Imeraj, ka reaguar ndaj deklarimeve të emisarit së BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak, duke thënë se Kosova nuk duhet të pranojë vazhdimin e këtij procesi me Serbinë, nëse kjo e fundit nuk kërkon falje për krimet ndaj shqiptarëve.
Në një letër dërguar Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, kryetares së Kuvendit, Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Kosovës, Imeraj thotë se deklarata e Lajçak ka ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës, duke u deklaruar në lidhje me vendosjen e masave të reja ndaj Serbisë.
“Lajçak, para se t’i kritikojë institucionet e Kosovës në lidhje me vendimet karshi shteti serb, është mirë që të deklarohet se a e pranon apo jo pavarësinë e Republikës së Kosovës. Dihet se ai ka qenë një kundërshtar i madh i pavarësisë së Kosovës dhe vjen nga një vend që se njeh shtetin tone. Ai nëse nuk e pranon realitetin e ri në Kosovë, nuk mund të përfaqësojë qëndrimin zyrtar të Bashkimit Evropian në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë.
Kreu i historianëve të Deçanit kërkon nga liderët e Kosovës që të refuzojnë vazhdimin e dialogut me përfaqësuesit serb, pa kushte, duke kërkuar që Serbia të kërkojë falje për gjenocidin ndaj shqiptarëve gjatë periudhës 1912-1999, dhënien e informatave për shqiptarët e zhdukur gjatë 1945-1999, heqjen e gjitha pengesave nga shteti serb që ndërlidhen me emrin kushtetuese të Kosovës, si dhe të marrë përsipër shlyerjen e dëmeve të luftës që ka shkaktuar më 1998-1999, si dhe kthimin e artefaktet kulturore të cilat pala serbe i ka vjedhur më 1999.
“Ka ardhur koha që vendi ynë të dëshmohet se është shtet, dhe se në raport me shtetin fqinj serb të tregohet i matur dhe i vendosur, duke iu përgjigjur çdo provokimi dhe pengese që vendos Serbia karshi Kosovës. Pengesave që vendos Serbia, duhet t’iu kundërvihet me pengesa shteti i Kosovës”, përfundon komunikata. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rekomandohet shpejtësi e rregulluar gjatë udhëtimit për shkak të rrëshqitjeve të mundshme të dheut në RMV
Çmimi i drithit të importuar në Shqipëri ulet me 42 për qind në mars, por buka nuk ndryshon
QMK RMV apelon qytetarët që të kenë kujdes në ndezjen e zjarrit në ambiente të jashtme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës