LAJMI I FUNDIT:

FC A&N, ekipi modest nga Prizreni që për një vit e gjysmë ekzistence siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Parë

FC A&N, ekipi modest nga Prizreni që për një vit e gjysmë ekzistence siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Parë
(Foto: Facebook/FC A&N)

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ditë më parë mori vendim që të mos vazhdojnë garat në kategoritë më të ulëta se Superliga e futbollit dhe ajo e futsallit. Ky vendim ka gëzuar pa masë drejtuesit e klubit nga Prizreni, FC A&N, që tanimë për një vit e gjysmë ekzistencë e sheh veten në Ligën e Parë të Kosovës.

A&N ishte në pozitën e dytë në renditjen tabelare me pikë të barabarta me Kikën, kështu që me vendimin e FFK-së, automatikisht u inkuadrua në Ligën e Parë.

Drejtori i kësaj skuadre, Faruk Tahiri, ka dhënë detaje për KosovaPress rreth formimit të klubit, se si erdhi ideja që ky klub të formohet dhe më pas për ecurinë e sukseseve si dhe organizimin e klubit.


Ai u shpreh se stafi drejtues ka bërë një punë të mrekullueshme, duke arritur të grumbullojë afër vetes lojtarë cilësorë si dhe me eksperiencë.

“Klubi futbollistik KF A&N është themeluar në vitin 2017, me iniciativën e disa sportdashësve të cilët e dinë fare mirë se Prizreni e ka një traditë dhe një kulturë goxha të madhe ne aspektin e sportit. Ka pasur klube të mëdha dhe talente të mëdha që kanë dalë nga Prizreni….Në vitin 2019 kemi marrë vendim që të vazhdojmë me ekipin e seniorëve, dhe në atë kohë ishte puna që të fillojë Liga e Dytë pasi që Liga e Dytë ishte liga e fundit ku duhej të niste ekipi, mirëpo u morë vendimi që të themelohet edhe një ligë ku nga dy liga që i kishte dy regjione u bë një ligë unike me 16 ekipe dhe u themelua edhe Liga e Tretë. Kurse ne vetëm kishim filluar marrëveshjet me lojtarët dhe premtimet që do të startojmë nga Liga e Dytë. Ishte një fat i keq për ne, mirëpo arritëm marrëveshje me klubin futbollstik që të bëjnë një fuzionim dhe të startojmë qysh nga Liga e Dytë”, deklaroi Tahiri.

Tutje, Tahiri u shpreh se tanimë në Ligën e Parë, synimet e klubit nga Prizreni janë të arrijnë suksese edhe më të mëdha, pse jo mos të synojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll.

“Synimet me thënë të drejtën janë ashtu si kanë qenë në Ligën e Dytë, për t’u inkuadruar në Ligën e Parë edhe synimet e Ligës së Parë janë të njëjtë që të arrijmë majat apo kampionin e Ligës së Parë. Ne do ta japim maksimumin për të bërë një gjë të tillë”, u shpreh ai.

Kryetrajneri i A&N, Rafet Mullallari, i cili sapo është emëruar në këtë pozitë u shpreh se organizimi i klubit ka qenë në nivelet me të larta, andaj edhe sukseset nuk kanë munguar.

“Në fillim kam qenë si ndihmës trajner e tash deshi fati si trajner kryesor e arritëm inkuadrimin në Ligën e Parë. Vërtetë sa i përket Ligës së Dytë të Kosovës kemi pasur kushtet tepër të mira që mund të them se kemi qenë në Ligën e Parë barazi, aty diku edhe me disa ekipe organizimin e kemi pasur më të mirë edhe se do ekipe të Superligës të Kosovës. Fondi i lojtarëve ka qenë i mjaftueshëm për këtë ligë, por ne mendoj se me disa përforcime do të vazhdojmë synimin tonë i cili ka qenë prej ditës së parë, Superliga e Kosovës dhe besoj se atë me punën e kryetarit duhet të arrijmë”, vijoi ai.

Sa i përket aventurës në Ligën e Parë, Mullallari u shpreh se skuadra ka nevojë për disa përforcime dhe do të jetë e gatshme për kundërshtarët.

“Kemi lojtarë kualitativë, sidomos kur e dimë që kemi lojtarë që kanë qenë pjesë e Superligës së Kosovës, mendoj se për me arrit synimet tona kemi nevojë përforcime përafërsisht 5, 6 përforcime dhe shumicën e lojtarëve që i kemi besoj se do t’ia vazhdojë kryetari kontratat”, përfundoi ai.

Ndërkohë kapiteni i skuadrës, Altin Sylejmani potencoi se fillimet e klubit kanë qenë shumë të vështirë, mirëpo me punën e madhe të lojtarëve dhe të stafit të trajnerëve klubi A&N ka arritur suksesin më të madh.

“Besoj që çdo klub e ka të vështirë me t’ia fillojë në mënyrën se si ia kemi filluar ne. Ka qenë në fillim e vështirë por me punë dhe angazhim arrihet çdo gjë… Sekreti i suksesit tonë ka qenë puna në klub, serioziteti i klubit dhe puna shumë e madhe e trajnerit dhe stafit. Po si klub siç thash edhe më herët jemi klub serioz dhe me pak përforcime do të ia arrijmë ndonjë rezultat shumë të mirë, siç dihet synim e kemi Superligën, pra me pak përforcime do të ia dalim, shpresoj”, deklaroi kapiteni i skuadrës.

Kujtojmë që tanimë qyteti i Prizrenit do të përfaqësohet me dy skuadra në Ligën e Parë, me skuadrën e Lirisë dhe atë FC A&N.

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Kalo në kategori