LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet i dyshuari për vrasje në vitin 2002 dhe ekstradohet në Kosovë

Arrestohet i dyshuari për vrasje në vitin 2002 dhe ekstradohet në Kosovë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar jashtë Kosovës, një person të dyshuar për një vrasje të ndodhur në vitin 2002.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari është arrestuar me urdhër ndërkombëtar diku jashtë Kosovës dhe është ekstraduar më pas në Kosovë.


Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari mashkull kosovar me urdhër ndërkombëtar është arrestuar, i njëjti me pas është ekstraduar për në Kosovë. Me vendim te Prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/