LAJMI I FUNDIT:

Xhemaili: Haradinaj dëshmoi pastërtinë e UÇK-së, ministrja e Jashtme deponoi materiale kundër UÇK-së

Xhemaili: Haradinaj dëshmoi pastërtinë e UÇK-së, ministrja e Jashtme deponoi materiale kundër UÇK-së

Zëdhënësi i AAK-së, njëherit kandidat për deputet, Kushtrim Xhemaili, ka publikuar një qëndrim në rrjetet sociale, ku ka adresuar kritika të ashpra ndaj qeverisë aktuale.

Xhemaili ka vënë në pah kontrastin mes ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe figurave aktuale në pushtet.

“Ish-Kryeministri Haradinaj dy herë ka dhënë dorëheqje nga qeveria për të shkuar në Hagë dhe për të dëshmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së. Ai doli faqebardhë, duke mbrojtur vlerat tona kombëtare. Në anën tjetër, ministrja juaj e tanishme ka deponuar materiale kundër UÇK-së në të njëjtën gjykatë,” ka deklaruar Xhemaili.


Ai ka akuzuar qeverinë se po vepron në harmoni me Aleksandar Vuçiqin, presidentin e Serbisë, duke krijuar favore të ndërsjella.

Xhemaili sugjeron se mbështetja për Vuçiqin po bëhet për t’i ndihmuar atij të portretizohet si viktimë në sytë e opinionit publik.

“Ju po e dëshmoni hapur mbështetjen për Vuçiqin, që ai t’u thotë protestuesve se janë të nxitur nga Prishtina. Favor për favor. Pritni kur të del Vuçiqi në publik si viktimë. Por, siç po duket, po doni të bini bashkë me Vuçiqin. Gjatë e keni mbajtë njëri-tjetrin në pushtet,” shkroi Xhemaili në postimin e tij.

Në fund, Xhemaili u drejtua drejtpërdrejt kryeministrit aktual, duke theksuar se qytetarët tashmë e kanë kuptuar lojën politike dhe të vërtetën prapa veprimeve të qeverisë.

“Ta kemi hequr maskën dhe qeben, kryeministër,” përfundoi ai.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

Rënia e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës - Njëri i akuzuar dënohet me 3 vite burgim e 5 mijë euro gjobë, tjetri me 2 vite burgim

Lajme
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Kalo në kategori