LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë nuk planifikojnë të shkojnë për pushime sivjet

Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë nuk planifikojnë të shkojnë për pushime sivjet

Sipas hulumtimit që për ‘Detektor’ e zbatoi Instituti për Hulumtime Politike – Shkup, gjysma e qytetarëve nuk planifikojnë të shkojnë në pushime sivjet.

Sipas kësaj ankete, 47.1% e të anketuarve thonë se nuk po planifikojnë të shkojnë për pushime sivjet, ndërsa 33.7% shprehen se do të shkojnë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Prej ata që po planifikojnë të shkojnë për pushime, 32.9% thonë se do të shkojnë për pushime në Maqedoni, ndërsa 28.8% jashtë vendit.


Pjesa më e madhe e qytetarëve që planifikojnë të shkojnë për pushime, apo 9.6% thonë se do të shkojnë në Ohër. 7% shprehen për Greqi, 4.2% në Shqipëri, 2.3% në Turqi dhe 2.1 në Strugë dhe Dojran.

48.8% e qytetarëve thonë se duke marrë parasysh krizën me coronavirusin, sivjet nuk do të kenë para për pushim, ndërsa 34.9% thonë se do të gjejnë mjete financiare për pushime.

Duke marrë parasysh problemet që po i nxit virusi, 16.1% e qytetarëve thonë se këtë vit aspak nuk do të kenë mundësi të marrin pushim vjetor, ndërsa 28.5% thonë se nuk do të kenë problem me një gjë të tillë.

Megjithatë, pushimi i qytetarëve, sipas hulumtimit, do të varret nga masat që duhet të respektohen. Kështu që, 60.8% e qytetarëve thonë se nuk do të shkojnë për pushime nëse ende duhet të respektohen masat për largësi trupore dhe mbajtje të maskave, ndërsa 21.4% thonë nuk përbën problem një gjë e tillë.

78.6% e qytetarëve, njofton Telegrafi, shprehen se nuk do të shkonin për pushime nëse pas kthimit duhet të kalojnë izolimi, vetizolimin apo karantinën Maqedoni, ndërsa 11.6% nuk do t’u pengonte një gjë e tillë.

Sa i përket testimit të paralajmëruar në kufij, 65.7% thonë se nuk do të shkojnë për pushime nëse duhet të bëhen teste para shkuarjes, ndërsa 22.6 janë të gatshëm të testohen për të shkuar për pushime.

52.1% e qytetarëve thonë se sivjet për pushime nuk planifikojnë të shkojnë me autobus apo avion, ndërsa 26.4% shprehen të gatshëm për të njëjtën.

Hulumtimi i mendimin publik është bërë me telefon nga Instituti për Hulumtime Politike – Shkup më 13-14 ndaj 1.108 të anketuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori