LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mendon rikonstruktimin e klubit, vendos të zvogëlojë departamentin për zbulimin e talenteve

Barcelona mendon rikonstruktimin e klubit, vendos të zvogëlojë departamentin për zbulimin e talenteve

Barcelona po bën ndryshime drastike në departamentin e tyre të rekrutimit raportojnë mediat spanjolle.

Klubi katalanas sapo ka pasur mbledhjen e tyre të fundit të bordit dhe kanë marrë tashmë disa vendime.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, një nga vendimet e bordit ishte ristrukturimi total i grupit të skautëve, të cilët shërbejnë për zbulimin e talenteve.


Me përfundimin e disa kontratave këtë verë, ai paraqet një mundësi të mirë për klubin të rikonfigurojë një pjesë të fryrë të organizatës që me sa duket nuk po tërheq peshën e saj.

Kriza nga coronavirusi, buxhetit të Barcelonës i mungojnë 220 milionë euro
Lexo po ashtu Kriza nga coronavirusi, buxhetit të Barcelonës i mungojnë 220 milionë euro

Fytyrat e njohura si Andre Cury nuk do të përtërihen si skautë, megjithëse ai mund të transferohet në një pozicion tjetër në klub.

Në përgjithësi, numri dhe shpenzimet e asaj pjese të klubit do të zvogëlohen në mënyrë drastike, pasi ata kërkojnë të rikonfigurojnë me shpejtësi pasi i pret një afat unik i transferimeve të verës, pas përfundimit të sezonit të La Ligas në korrik.

Për momentin, objektivi kryesor i klubit për afatin e verës duket se është sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, por lëvizjet e fundit synojnë të ndihmojnë klubin të zgjedhë talentë më të rinj para se të paguajë 100 milionë euro për një lojtar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Goditet rëndë Real Madridi: Lëndohet Rudiger - raportohet se ka përfunduar sezoni për të

Goditet rëndë Real Madridi: Lëndohet Rudiger - raportohet se ka përfunduar sezoni për të

La Liga
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Reali dhe Barcelona shkojnë për Enzon, ofrojnë lojtarë te Chelsea

Reali dhe Barcelona shkojnë për Enzon, ofrojnë lojtarë te Chelsea

La Liga
Kalo në kategori