LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Maqedoni, paralajmërohen masa kufizuese për disa komuna

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Maqedoni, paralajmërohen masa kufizuese për disa komuna

Gjatë ditës së djeshme, epidemiologët shënuan më tepër se dyfishim të numri të të infektuarve me coronavuris për dallim nga dita e mëhershme kur u regjistruan 25 persona.

Kreu i LSDM-së. Zoran Zaev akuzoi se kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e mospunës së ministrit teknik, Naqe Çulev ndërsa ai këtë rritje të të infektuarve e vlerëson si pasojë e drejtpërdrejt e faktit se Qeveria në vend të politikave thelbësore ka bërë PR në lidhje me coronavirusin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri Venko Filipçe theksoi se përsëri do të vendosen masa kufizuese për disa vende nëse këtë e kërkon gjendja epidemologjike.


Gjatë ditës së djeshme u regjistruan 52 persona me coronavirus dhe 30 të shëruar. Prej rasteve të reja, 26 janë në Shkup, 6 në Kumanovë, Shtip 7, Tetovë 9, Strugë 2, Veles 1 dhe Koçani 1. Numrit të përgjithshëm i të diagnostifkuarve në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 2.129 ndërsa 1.516 prej tyre janë shëruar dhe 126 kanë vdekur. Maqedonia momentalisht ka 487 raste aktive me Covid-19.

Filipçe paralajmëroi se mund të vendosen masa kufizuese në disa vende. Kjo është analizuar edhe në gjendje e Komisionit për Sëmundje Infektive por deri tani ende nuk ka nevojë për një masë të tillë.

Masa të karantinës mund të vendosen në komunat ku ka rritje të numrit të të infektuarve si Saraji, Çairi, Gazi Baba dhe Aerodromi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori