LAJMI I FUNDIT:

I mituri godet një person në Prishtinë

I mituri godet një person në Prishtinë

Një person i mitur është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte goditë në dorë një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:45 në rrugën “Nëntori”, në Prishtinë.


Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime dhe ka marr tretman mjekësor në repartin e ortopedisë në QKUK, ndërsa i mituri me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull  kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje e kishte goditë në dorë viktimën mashkull  kosovar  i njëjti pësuar lëndime dhe ka marr tretman mjekësor në repartin e ortopedisë në QKUK. Pas intervistimit, i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/