LAJMI I FUNDIT:

Origjina e coronavirusit nuk është nga tregu në Wuhan, pohojnë shkencëtarët

Origjina e coronavirusit nuk është nga tregu në Wuhan, pohojnë shkencëtarët

Tregu në Wuhan nuk ishte shkak po “pre” e coronavirusit, thotë Qendra kineze e Kontrollit dhe e Parandalimit të Sëmundjeve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, provat konfirmojnë se virusi posedon origjinën nga lakuriqët kinezë përpara se të transmetohej tek njerëzit, mirëpo vendndodhja e saktë nuk dihet ende.


Ndërkaq autoritetet kineze kishin thënë se rastet e para të virusit dolën në një treg lokal në qytetin e Wuhan.

Mirëpo një studim i kafshëve në atë treg demanton këtë teori, pasi të gjitha mostrat e tyre rezultuan negative për COVID-19, që do të thotë se njerëzit nuk u infektuan aty.

Colin Carlson, një zoolog në Universitetin Georgetown, tha se shpërthimi i coronavirusit që lidhej me tregun në Wuhan ka të ngjarë të jetë vendi i një “ngjarje të përhapjes”, ku një person transmetoi virusin tek shumë njerëz të tjerë.

Ndryshe zbulimi ka të ngjarë të rrisë spekulimet që virusi mund të ketë dalë nga një laborator kinez, ashtu siç ka potencuar edhe presidenti amerikan Donald Trump, si dhe sekretari i shtetit Mike Pompeo./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori