Bekteshi: Do t’i kërkojmë Komisionit për Sëmundje Infektive të rishqyrtojë protokollin në pjesën e uljes së mysafirëve
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha sot gjatë paraqitjes së tij në edicionin e lajmeve në televizionin Sitel, tha në bazë të Ligjit për veprimtari turistike dhe hotelierike, nuk ekziston ndonjë dispozitë, sipas të cilës pronarët, menaxherët dhe punonjësit në ambientet gastronomike kanë autorizim të identifikojnë mysafirët.
Ministria e Ekonomisë do të dërgoj letër deri tek Komisioni për Sëmundje Infektive për të shqyrtuar pjesën e protokollit për punën e objekteve gastronomike ku thuhet se sa njerëz mund të shërbehen në një tavolinë dhe nëse janë nga e njëjta familje apo jo.
Ministri theksoi se protokolli për punën dhe funksionimin e kafeneve, objekteve hotelierike dhe gastronomike ishte diskutuar disa herë me hotelierët që kishin vërejtje në këtë pjesë.
“Sa i përket dispozitave që dy ose katër persona mund të ulen në të njëjtën tavolinë, por nga e njëjta familje, unë mund të them vetëm atë që është në kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë. Sipas Ligjit për veprimtari turistike dhe hotelierike, kamerierët, menaxherët ose pronarët e objekteve gastronomike nuk kanë të drejtë të identifikojnë qytetarët, pra mysafirët. Kjo rregullohet me anë të Ligjit për Policinë, Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe vetëm zyrtarët mund të identifikojnë qytetarët, sipas kritereve të veçanta ”, deklaroi Bekteshi gjatë intervistës.
Ministri theksoi që protokolli i punës i objekteve hotelierike duhet të rishikohet edhe një herë në detaje nga Komisioni për sëmundje infektive.
“Ne si Ministri e Ekonomisë do t’i dërgojmë një letër Komisionit të Sëmundjeve Infektive, pasi që kishim vërejtje edhe më parë, por tani edhe në ditën e parë në teren pas hapjes së objekteve të hotelierisë dhe gastronomisë, mund të shihet se protokolli është i vështirë për tu zbatuar edhe nga ana e hotelierëve por edhe nga të mysafirët. Ne sigurisht që do t’i kërkojmë Komisionit për Sëmundje Infektive që të rishqyrtojë këto dispozita në protokoll, në mënyrë që të mos ketë koncepte të gabuara që do të hutojnë si qytetarët, ashtu edhe hotelierët, ceku Bekteshi.
Sa i përket kontrolleve të inspektimit, ministri edhe një herë theksoi se inspektorët do të kenë rol edukativ në dhjetë ditët e para nga hyrja në fuqi e protokolleve të reja, d.m.th. ata do të edukojnë hotelierët dhe pronarët e lokaleve se si t’u përmbahen masave të mbrojtjes dhe nuk do të ndëshkojnë.
“Në momentin kur mbahet distanca fizike, në një tavolinë katër persona mund të ulen lirshëm, kjo edhe ishte njëra ndër vërejtjet e Ministrisë së Ekonomisë kur përgatiteshin protokollet, dhe ne e propozuam atë si kërkesë të Odave. Sidoqoftë, ky është një vendim i Komisionit për sëmundje infektive, ndërsa unë si Ministër i ekonomisë dhe si anëtar i Qeverisë do të jap gjithmonë rekomandimet, idetë dhe komentet tona si ministri kompetente në fushën e hotelierisë, por ne do të respektojmë vendimin përfundimtar nga Komisioni për sëmundje infektive për respektimin e të gjitha protokolleve të cilave u referohen sepse janë më kompetentët për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve ”, theksoi Ministri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A