LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohen kallëzime për pjesëmarrësit në liturgjinë në Strugë

Dorëzohen kallëzime për pjesëmarrësit në liturgjinë në Strugë

Personat pjesëmarrës në liturgjinë në Strugë, janë ftuar në bisedë informative dhe ndaj tyre është ngritur parashtresa përkatëse nga Prokuroria Publike.

Këtë sot e bëri të ditur sot ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev. Ai tha se MPB do të vazhdojë të punojë deri në identifikimin e gjithë pjesëmarrësve.

Qindra besimtarë ortodoksë në Strugë festuan pa maska dhe pa largësi trupore
Lexo po ashtu Qindra besimtarë ortodoksë në Strugë festuan pa maska dhe pa largësi trupore

“Sektori për Punë të Brendshme në Ohër, punon në koordinim me Prokurorinë Publike, identifikohen personat, ngritën padi penale dhe parashtresa përkatëse në Prokurori. Po zhvillohen biseda edhe me drejtuesin e Departamentit të Punëve të Brendshme në Strugë dhe Ohër, me inspektorët në detyrë në terren dhe anëtarët në uniformë të policisë, përfshirë Departamentin e policisë pa uniformë, sapo të përfundojë procedura do ta informoj publikun”, tha Çulev./Telegrafi/