LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj: Kemi përpiluar kërkesën për hetim në Ministrinë e Shëndetësisë nga ana e Prokurorisë

Reshitaj: Kemi përpiluar kërkesën për hetim në Ministrinë e Shëndetësisë nga ana e Prokurorisë

Grupi Parlamentar i AAK-së ka mbajtur sot një takim në zyrat e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti Arbër Tolaj, tha se në këtë takim konsultativ është diskutuar sesi të tejkalohet kjo krizë e po ashtu edhe shkeljet që janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kurse, kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj ka thënë se në këtë mbledhje që kanë mbajtur kanë diskutuar edhe për të gjitha ndodhitë e fundit sa i përket disa dyshimeve për shkelje nga MSH sa i përket menaxhimit të pandemisë me COVID-19.


“Si kryetare e komisionit i njoftova deputet e AAK-së me gjithë punën që ka bërë komisioni që nga mesi i shkurtit, ua kam dhënë dy raporte që i kamë njoftuar në detaje me punën që i ka bërë ky komision. I kam njoftuar edhe me kërkesën që ne si komision sot e kemi përpiluar për ta dërguar në Prokurorinë e Shtetit me pretekst në dyshime për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të parasë publike nga Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Reshitaj.

Ajo ka thënë se si AAK janë të bindur në plotëni që të respektojnë Kushtetutën e vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori