LAJMI I FUNDIT:

Princi Harry dhe Meghan Markle të shqetësuar për sigurinë e familjes, dronët e paautorizuar fluturojnë sipër shtëpisë së tyre

Princi Harry dhe Meghan Markle të shqetësuar për sigurinë e familjes, dronët e paautorizuar fluturojnë sipër shtëpisë së tyre
Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Dan Istitene - Pool/Getty Images/Guliver)

Duka dhe Dukesha e Sussex-it u transferuan në Los Angeles me kohë të plotë më pak se tre muaj më parë, por ata tashmë po merren me çështje serioze të sigurisë.

Princi Harry dhe Meghan Markle janë të shqetësuar për sigurinë e familjes së tyre pas një numri incidentesh që përfshijnë dronë fluturues në shtëpinë e tyre të përkohshme të Beverly Hills, raporton Daily Beast.

Çifti Sussex kanë qëndruar në rezidencën private të Tyler Perryt në Los Angeles që kur u zhvendosën në Kaliforni nga Kanadaja në muajin mars. Ka pasur të paktën pesë incidente të lidhura me dronë në rezidencën deri më tani këtë muaj.


Të gjitha ato ua kanë raportuar autoriteteve, në të cilat pretendohet se fotografët paparacë kanë dërguar dronë fluturues nën lartësi jo më të madhe se 20 metra mbi pronën në mënyrë që të kapin fotografi të Princit Harry, Meghan dhe djalit të tyre një vjeçar, Archie. Kishte një incident me dronin e fundit të dielën, kur ata ishin jashtë me Archien në pishinën e tyre. Ka pasur edhe fotografi dhe video të publikuara që përshkruajnë çiftin me qenin e tyre jashtë në shtëpinë e tyre.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Rosa Woods – Pool/Getty Images/Guliver)

Princi Harry dhe Meghan thuhet se janë të shqetësuar veçanërisht për shkak të ‘abuzimit të përsëritur racist dhe talljes’ që i është bërë Meghan Markle-it, dhe i shohin dronët si “kërcënime të mundshme terroriste”. Një burim pranë çiftit Sussex i tha Daily Beast se çifti ndjehet i “shkelur” nga përpjekjet e mediave për të zbuluar vendndodhjen e tyre, shkruan Observer.

“Ata janë përballur me ndërhyrje shtypi “të paimagjinueshme” në shtëpi, dhe se pavarësisht raporteve për të kundërtën, Princi Charles nuk po paguan për sigurinë e tyre. Kur ata punësojnë një ekip privat të sigurisë, ata personalisht do të paguajnë kostot”, ka thënë burimi pranë çiftit.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Phil Noble – Pool/Getty Images/Guliver)

Kjo nuk është hera e parë që Princi Harry dhe Meghan janë detyruar të merren me çështje serioze të intimitetit dhe sigurisë. Vitin e kaluar, Duka dhe Dukesha e Sussex-it fituan një proces gjyqësor kundër Splash News pasi agjensia e lajmeve paparaci punësoi një aeroplan për të tërhequr fotografi dhe video të shtëpisë së tyre në Cotswolds, të cilat u publikuan më pas. Ata gjithashtu patën një problem me dronët në Frogmore Cottage, pasi një njeri u përpoq të fluturonte një dronë mbi vendbanimin e tyre në Kështjellën Windsor, në mënyrë që të bënte fotografi brenda shtëpisë, gjë që rezultoi në një ndalim nga droni mbretëror.

Çifti Sussex kanë provuar të zbatojnë masa shtesë të intimitetit në shtëpinë e tyre në Beverly Hills, duke përfshirë ekranet e ngritjes në mënyrë që kalimtarët e afërt të mos mund të shikojnë në pronë. Pas këtyre incidenteve të dronit, duket se ata do të shtojnë sisteme më të forta të sigurisë dhe intimitetit. /Telegrafi/

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Robert Kitchin – Pool/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Filmi i harruar i Margot Robbie u bë hit në Netflix: Që nga publikimi, ai është parë mbi pesë milionë herë

Filmi i harruar i Margot Robbie u bë hit në Netflix: Që nga publikimi, ai është parë mbi pesë milionë herë

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
I dëgjuar mbi 3.5 miliardë herë dhe me mbi 400 mijë shitje globale - Rita Ora kujton albumin

I dëgjuar mbi 3.5 miliardë herë dhe me mbi 400 mijë shitje globale - Rita Ora kujton albumin "Phoenix" në gjashtë vjetorin e publikimit të tij

Magazina
Kalo në kategori