LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Demonstrimi i nesërm si pasojë e presionit të qytetarëve, duan ta ruajnë ndryshimin që u bë me 6 tetor

Nagavci: Demonstrimi i nesërm si pasojë e presionit të qytetarëve, duan ta ruajnë ndryshimin që u bë me 6 tetor

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci thotë se tubimi i nesërm i organizuar nga Vetëvendosje ka ardhur si pasojë e presionit të qytetarëve për ruajtjen e rendit demokratik.

Nagavci në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se do të ishte jashtë logjikës nëse Gjykata Kushtetuese do t’i jepte të drejt Presidentit.

“Besojmë se Gjykata Kushtetuese do të jetë në mandatin e vet dhe do të interpretojë drejtë Kushtetutën dhe do të argumentojë ashtu siç ne besojmë pasi të gjitha argumentet juridike janë në anën tonë”.


Ajo thotë se Kushtetuta nuk parasheh formimin e një qeveri tjetër pas një mocioni të suksesshëm të qeverisë, përcjell Telegrafi.

Deputetja e Vetëvendosjes thotë se Kuvendi është shpërndarë në vitin 2010 dhe 2014 pas mocioneve të mosbesimit ndaj qeverisë.

“Çfarë presedani do të vendoset nëse humbësit bëhen bashkë dy muaj pas zgjedhjeve dhe formojnë një qeveri të re. Cila është rëndësia e të garuarit në zgjedhje në këtë rast. Do të përmbysej rendi demokratik”.

Duke folur për organizimin e nesërm në shesh, Nagavci thotë se kanë pasur presione nga qytetarët për të organizuar protesta.

“Ka një shqetësim të madh nga qytetarët pasi duan ta ruajnë ndryshimin që u bë me 6 tetor”.

Çeku: Nuk pranojmë vendime nga Gjykata Kushtetuese nëse ajo përzihet në kompetencat e Kuvendit
Lexo po ashtu Çeku: Nuk pranojmë vendime nga Gjykata Kushtetuese nëse ajo përzihet në kompetencat e Kuvendit

Ajo ka thënë se është parashikuar që të marrin pjesë nga 3,500 -5,000 qytetarë por nuk përjashton që të ketë edhe më shumë persona.

“Ne kemi vendosur pikat dhe do të respektohet distanca dhe kushtet e pandemisë”, tha ndër të tjera Arbërie Nagavci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori