LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje dorëzon në KQZ kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë

Vetëvendosje dorëzon në KQZ kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë

Lëvizja Vetëvendosje, dega e Podujevës, ka dorëzuar sot kërkesë për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë komunë gjatë muajit qershor.

Përmes një njoftimi për medie, është bërë e ditur se gjatë ditës së sotme, kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Bajram Ajeti ka dorëzuar kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.


“Sot, kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, Bajram Ajeti, ka dorëzuar kërkesën dhe propozimin tonë për mbajtjen e zgjedhjeve me datën 14.06.2020”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Podujevë.

Sipas tyre, tashmë janë krijuar kushtet për tu mbajtur zgjedhjet në këtë komunë, pasi tashmë ka një muaj që nuk ka pasur të infektuar me COVID-19 në këtë komunë.

“Pezullimi i zgjedhjeve komunale për kryetar komune është bërë me datën 14.03.2020, nga presidenti për shkak të parandalimit të përhapjes së coronavirusit. Situata e krijuar në vend e posaçërisht në komunën tonë ku nuk kemi asnjë rast aktiv të infektuar me COVID-19 mbi një muaj. Vlerësojmë se janë krijuar kushtet dhe rrethanat për t’u mbajtur zgjedhjet. Ne sot dorëzuam propozimin tonë dhe presim që KQZ-ja në koordinim me institucionet shëndetësore të caktojnë datën e zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Agim Veliu jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Podujevës, pritet vendimi i Presidentit për të shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme
Lexo po ashtu Agim Veliu jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Podujevës, pritet vendimi i Presidentit për të shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme

Komuna e Podujevës kishte shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme, pasi ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu e liroi postin e tij, meqë u emërua ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti.

Thaçi shtyn zgjedhjet në Podujevë
Lexo po ashtu Thaçi shtyn zgjedhjet në Podujevë

Por, meqë situata me përhapjen e sëmundjes ngjitëse, COVID-19 filloi të përkeqësohej, presidenti i vendit, Hashim Thaçi pezulloi mbajtjen e zgjedhjeve në këtë komunë.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës do të garojnë tri parti politike, , Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Veç tre kandidatë në garë për kryetar të Podujevës
Lexo po ashtu Veç tre kandidatë në garë për kryetar të Podujevës

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë me kandidat Nexhmi Rudarin, Lëvizja Vetëvendosje me kandidat Shpejtim Bulliqin dhe PDK me kandidat Naim Fetahun. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori