LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Rritja e pagave për personelin shëndetësor është investim në të ardhmen

Filipçe: Rritja e pagave për personelin shëndetësor është investim në të ardhmen

Ministria e Shëndetësisë informon se në vitet e kaluara, nga fundi i vitit 2017 e në vazhdim, janë në rritje pagat e stafit mjekësor, që nga infermieret, stafit mësimor e deri tek mjekët specialistë.

“Vitet e fundit, ne kemi investuar shumë në stafin tonë. Profesionistët e kujdesit shëndetësor janë shtylla kurrizore e sistemit të kujdesit shëndetësor – personat që ofrojnë kujdes dhe vëmendje për të gjithë qytetarët. Ne kemi rivendosur dinjitetin e tyre, kemi rritur pagat e tyre dhe u kemi siguruar kushte më të mira të punës”, thotë Ministri Venko Filipçe.


– Mjekët specialistë do të marrin tani 111.377 denarë pagë bruto
– stafi mësimor – 122.810 denarë
– infermieret – 58.991 denarë
– infermierë me përgatitje të lartë profesionale – 50.376 denarë, dhe infermierë me përgatitje të mesëm 38.182 denarë, informon Filipçe./Telegrafi/

Изминатите години силно инвестиравме во нашиот кадар. Токму здравствените работници се столб на здравствениот систем -…

Publiée par Венко Филипче sur Mardi 26 mai 2020