LAJMI I FUNDIT:

Ekspertja e njohur në Kinë thotë se viruset e reja janë vetëm “maja e icebergut”

Ekspertja e njohur në Kinë thotë se viruset e reja janë vetëm “maja e icebergut”

Një virologe e famshme kineze Shi Zhengli, e njohur për hulumtimin e coronavirusit, ka thënë në një intervistë në televizionin shtetëror, se viruset e reja janë vetëm “maja e icebergut”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar në luftën kundër epidemive, përkundër akuzave ndaj Kinës.


Zëvëndësdrejtoresha e i Institutit të Virologjisë në Wuhan, tha se gjetjet e hulumtimeve ndaj viruseve duhet të jenë transparente.

“Nëse duam të parandalojmë një tjetër shpërthim të një sëmundjeje tjetër infektive, duhet paraprakisht të mësojmë për këto viruse të panjohura që transmetohen nga kafshë të egra në mënyrë që të japim paralajmërime të hershme”, u shpreh ajo.

“Nëse nuk i studiojmë ato, do të ketë një shpërthim tjetër”, tha ekspertja.

Ndryshe tensioni mes Kinës dhe SHBA-së po rritet, në mes të akuzave nga administrata Trump që virusi e ka origjinën nga laboratori në Wuhan, dhe se vendi mbuloi shpërthimin fillestar.

Lidhur me këtë rast, Wang Yanyi, drejtori i Institutit të Virologjisë në Wuhan i ka hedhur poshtë këto akuza./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Azia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Kalo në kategori