LAJMI I FUNDIT:

Ivanovski: Në fazën pas pandemisë, kyçe do të jenë investimet e gjelbra

Ivanovski: Në fazën pas pandemisë, kyçe do të jenë investimet e gjelbra

Aleksandar Ivanovski, ish-inspektor tatimor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike në Shkup, në një intervistë për AIM, ka folur për botën pas Covid-19 dhe analizon pasojat nga kjo krizë unike për Maqedoninë e Veriut, si dhe masat për të ndihmuar ekonominë që i propozon Qeveria e Maqedonisë.

Ai thotë se projeksionet e “Economist Intelligence Unit” janë se përkundër performancës së mirë ekonomike para krizës, ajo do të ndërpritet përnjëherë dhe do të ketë rënie të bruto prodhimit vendor, përcjell Telegrafii Maqedoni.


“Mirëpo pritet edhe konsolidim me shpresë për çeljen e bisedimeve me BE-në. Kemi një potencial që bisedimet të çelin rrugë për forcimin e ekonomisë. Aspekti i dytë është ai në aspektin global të ndërrohen zinxhirët e furnizimit dhe pritet varshmëri më e vogël e ekonomisë evropiane nga Kina dhe Azia. Edhe këtu pritet që ato aktivitete intensive të punës të përfitojnë për shkak se ekonomitë e mëdha evropiane do të kthehen drejt furnizuesve nga Evropa Lindore dhe këtu Maqedonia e Veriut
do të mund ta shfrytëzonte këtë si mundësi. Dua të besoj se kriza të këtilla mund të shfrytëzohen prej vendeve si Maqedonia e Veriut për shkak se do të ketë ristrukturim të kërkesës globale dhe të ekonomisë globale”.

“Kjo është mundësi që duhet të përdoret përmes strategjive të ndryshme. Njëra prej tyre është “rritje dhe zhvillim i gjelbër”, që veçanërisht diskutohet në nivel të BE-së. Kjo është mundësi për të investuar në periudhën pas kovidit, të gjitha ato mbështetje shtetërore që përdoren të jenë të kushtëzuara me kritere që të jenë të gjelbra. Kjo do të ishte benefit për Maqedoninë e Veriut e cila është vend të cilit i nevojitet zhvillim i projekteve për mjedis jetësor”, thotë Ivanovski.

Ai thotë se intervenimet Qeveritare duhet të jenë të fokusuara në transparencën më të madhe dhe llogaridhënien në ofrimin e ndihmës shtetërore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori