Zorrët dembele mund të shërohen me këto pesë ushtrime! Rezultati: Tretje e shkëlqyeshme, humbje peshe, eliminim i dhembjeve!

Ushtrimi përfundimisht mund të shërojë çdo gjë, madje edhe zorrët dembele!
Nëse çdo ditë do t’i bëni këto pesë ushtrime, do t’i shëroni zorrët dembele, ndërkaq rezultati është puna e mirë e sistemit të tretjes, eliminimi i dhembjeve dhe i fryrjes së stomakut, humbja e peshës dhe pengimi i kapsllëkut! – transmeton Telegrafi.
1. Rotacioni i këmbëve
Shtrihuni në dysheme. Torzoja dhe koka janë të palëvizshme. Ngrini këmbën e majtë (nuk bën të jetë e lakuar), sa të mundeni, por që të ndiheni mirë, dhe bëni lëvizje rrethore nga ana e majtë në të djathtën dhjetë herë, pastaj nga e djathta në të majtën gjithashtu dhjetë herë.
Përsëriteni me këmbën tjetër. Lëshoni këmbët poshtë dhe pushoni, pastaj ngrini të dy këmbët njëkohësisht dhe bëni lëvizje rrethore nga dhjetë herë në të dy drejtimet.
Sa më lart të jenë të ngritura këmbët, aq më lehtë do ta bëni ushtrimin. Nëse dëshironi që njëherësh të forconi edhe muskujt e barkut këmbët duhet të jenë të ngritura maksimalisht nën këndin prej 45 gradësh.
2. “Vozitja e biçikletës”
Kujtoni këto ushtrime nga fëmijëria. Atëherë ato na ishin lojë, mirëpo tani mund të na bëhen ilaç. “Vozitni biçikletën” në ajër, në atë mënyrë që “do t’i lëvizni “pedalet” dhjetë herë në drejtim përpara dhe dhjetë herë “prapa”.
Ushtrimi bëhet me njërën këmbë, një herë me njërën pastaj me tjetrën, pastaj “vozitet” me të dy këmbët. Të gjitha përsëritjet bëhen dhjetë herë.
Nëse me rastin e këtij ushtrimi ndieni dhembje apo nuk ndiheni mirë, ndërpriteni ushtrimin.
3. Shputat e mbyllura
Ky ushtrim stimulon të gjithë sistemin dhe organet e abdomenit. Pos te tretja e keqe dhe te zorrët dembele, do t’ju ndihmojë edhe që të liroheni nga gazrat.
Ngrini këmbën të lakuar në gju dhe përpiquni që kërdhokullën ta ngjitni për gjoksi. Mundeni gjurin ta tërhiqni me dorë drejt vetes. Merrni frymë thellë dhe nxirrni frymën.
Gjatë nxjerrjes së frymës ndërpriteni frymën dhe atëherë ngrini kokën në atë mënyrë që hunda të prek gjurin (nëse mundeni). Bëni dhjetë përsëritje.
4. “Shtigjet anësore”
Vërejtje: Këtë ushtrim nuk bën ta bëjnë njerëzit që janë të lënduar dhe ata me sëmundje të kurrizit.
▪ Lakoni këmbët në gjunjë dhe tërhiqni drejt gjoksit. Lakoni bërrylat, gërshetoni gishtat dhe vini pas kokës (ashtu siç bëhen ushtrimet e muskujve të barkut). Bërrylat mbani fort të ngjitur për dysheme. Këmbët lëvizni djathtas dhe majtas nga dhjetë herë.
▪ Lakoni këmbët në gjunjë dhe “përqafoni” – me ndihmën e të dy duarve tërhiqni drejt gjoksit. Pastaj luhatuni para-prapa nga dhjetë herë në të dy drejtimet.
5. “Drejtuesi i lundrës”
Gjatë marrjes së frymës, ngrini kokën, pjesën e torzosë, duart dhe këmbët (të shtrira) nga dyshemeja jo më shumë se 3 cm. Mbani sa të mundeni, pastaj duke nxjerrë frymën kthehuni në dysheme në pozicionin fillestar. Përsëriteni 5 herë. Është mirë t’i mbani derisa muskujt të mos fillojnë të shkunden.
Vërejtje: Të gjitha ushtrimet bëhen në pozicionin e shtrirë. Nuk bën të ndodhin dhembje: në atë rast ndërpritni ushtrimet.
Pas çdo ushtrimi shtrijuni dhe pushoni derisa të vendoset frymëmarrja normale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker