LAJMI I FUNDIT:

Irani do të hakmerret ndaj SHBA-së, nëse krijon probleme me cisternat e naftës në Venezuelë

Irani do të hakmerret ndaj SHBA-së, nëse krijon probleme me cisternat e naftës në Venezuelë

Presidenti iranian Hassan Rohani ka paralajmëruar se vendi i tij do të marrë hak ndaj Shteteve të Bashkuara nëse Uashingtoni krijon probleme për cisternat e naftës në Venezuelë.

“Nëse cisternat tona në Karaibe ose ndonjë zonë tjetër në botë hasin probleme për shkak të amerikanëve, Shtetet e Bashkuara gjithashtu do të gjenden në telashe”, tha Rohani në një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, transmeton Telegrafi.


Një flotë prej pesë cisternash iraniane u nis për në Venezuelë. Flota aktualisht është në ujërat e Karaibeve dhe pritet të arrijë në brigjet e Venezuelës nesër.

“Irani kurrë nuk do të fillojë një konflikt”, tha Rohani.

“Ne gjithmonë kemi një të drejtë legjitime për të mbrojtur sovranitetin tonë, integritetin territorial dhe t’u shërbejmë interesave tona kombëtare. Shpresojmë që amerikanët të mos bëjnë gabim”, tha ai.

Irani po dërgon 1.53 milion fuçi naftë në shtetin e Amerikës së Jugut, thanë të dy qeveritë.

“Uashingtoni po shqyrton se si t’i përgjigjet këtij akti”, një zyrtar amerikan i tha Reuters, pa zbuluar se cilat opsione janë në tryezë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori