LAJMI I FUNDIT:

Thaçi falënderon SHBA-në për ndihmat: Miqësia jonë është e përhershme dhe e palëkundshme

Thaçi falënderon SHBA-në për ndihmat: Miqësia jonë është e përhershme dhe e palëkundshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ndihmën shtesë prej gjysmë milioni dollarësh për të luftuar pandeminë e COVID-19.

Presidenti Thaçi ka thënë se miqësia Kosovë-SHBA është e përhershme dhe e palëkundshme, transmeton Telegrafi.

“Mirënjohës ndaj SHBA-së për ndihmën shtesë prej gjysmë milioni dollarësh për ta luftuar pandeminë. Miqësia jonë është e përhershme dhe e palëkundshme. Së bashku mund ta mposhtim pandeminë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.


SHBA-ja i ndan 500 mijë dollarë Kosovës, për ta luftuar pandeminë COVID-19
Lexo po ashtu SHBA-ja i ndan 500 mijë dollarë Kosovës, për ta luftuar pandeminë COVID-19

Ndryshe, sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë edhe 500 mijë dollarë të tjerë për Kosovën në betejën me coronavirusin.

Kjo ndihmë e re vjen pas 1.1 milionë dollarëve të ndarë në fund të muajit mars./Telegrafi/