LAJMI I FUNDIT:

Sot… udhëheqësi është Shqipëria

Sot… udhëheqësi është Shqipëria

Shembja e Teatrit Kombëtar ishte penelata e fundit që udhëheqësi i hodhi autoportretit të shkarravitur të sundimtarit. Për atë lloj portreti, ai punon prej njëzet e sa vjetësh. Sigurisht, e ka ëndërruar më herët, e di ai vetë prej sa kohe e ëndërron dhe kjo do të ishte pjesë e hulumtimeve ndoshta të mëvonshme të psikanalizës. Po edhe të historisë, gjithashtu.

Me të gjitha mjetet e arsenalin e pushtetit, udhëheqësi ka punuar e punon për portretin e sundimtarit. Duke deklaruar që në fillesë “shtetin që duam”, domethënë shtetin që ai ka dashtë e do, tallet e kërcënon, frikëson e shantazhon (edhe bën ndonjë punë, sigurisht).


Sillet e përsillet dhe bën diversion e ndan kështu sa të mundet njerëzit më dysh. I çnjerëzon pameritueshëm ata më të njerëzishmit, me ca thërrime pushteti i përçan e i kundërvë përballë njërin kundër tjetrit, siç kanë bërë rëndom sundimtarët, të huaj a vendës. Për ta bërë shtetin tamam si e do ai. Rrëshqet e “nuk kapet as me gjethe fiku” si i thonë fjalës, prej aftësisë që ka për t’u spërdredhur në mjeshtërinë e propagandës, pa u ndierë i detyruar të kujtohet se lundron mbi pasuritë dhe liritë tona.

Qysh prej kohës së fashizmit, nuk veçohet një rast më i qartë i triumfit të formës mbi përmbajtjen. ERTV-ja është maja ende e paarritshme prej tjetër kujt në Evropë e më andej, si modeli më shtypës mbi tru t’njerëzimit.

Asnjë shteg nuk ka lënë hapur për llogaridhënie, prej atyre që gjasme qeveris, shteti kontrollues është në agoni.

Prej njëzet e kusur vjetësh bojatis gjithçka sipas shijes së tij dhe aspak prej shijes së një kryeministri… Sipas shijes së tij shemb vjetërsina e mbi gërmadhat ngre kullat e tij… Sigurisht, edhe për të bërë para. Se, përpjekja për ta investiguar e më pas ndëshkuar për hajdutërinë e abuzimin me pushtetin, ka qenë gjithmonë mision i pamundur për ta bërë me udhëheqësinë shqiptare. Pa përjashtim, dobipakët për interesat kombëtare të shqiptarëve.

Po për portretin, a më saktë për emrin, udhëheqësi ka bërë e bën gjithçka. Besimplotë te shtati i lartë, te kontroversiteti i shfaqur herët e i pëlqyer, por dhe joshës, te lakuriqësia publike e shfaqur kaherë, suksesdhënëse me gjasë si grishje e shenjë lirie, për të cilën ende asokohe kishte shumë nevojë publike, ai ka marshuar në të tijën pa u ndalur. Sigurisht, me ndihmën e pushtetit të dhënë.

Po, mbi gjithçka, ndikues ka qenë ngulmimi i tij te dhuntia e të pëlqyerit të vetes deri te kufiri i narcistit.

Udhëheqësi e ka ëndërruar herët që Tirana së pari, po pse jo krejt Shqipëria, kur atij i ra në dorë, të ishte e skicuar vetëm sipas shijeve të tij. Të ishte portreti i tij. Sepse ai ka ëndërruar simbiozën e Shqipërisë me emrin e tij. Ka ëndërruar qysh në krye të herës Shqipërinë e Edi Ramës. Për këtë ka punuar ditë për ditë, muaj për muaj e vit për vit. Dhe fati i ka buzëqeshur prej besimit të dhënë, herët në zanafillë.

Besimi prej prijësit pararendës të socialistëve, i cili, me gjithë oshilacionet deri në kufijtë e papërgjegjshmërisë, një sindromë megjithatë nuk e kishte; ai asnjëherë nuk e mbajti për vete krejt të gjithën e pushtetit, duke u shfaqur kështu më i thjeshti ndër prijësit në pëlqimin e vetes si Mesí. Një sindromë i hershëm i udhëheqësisë shqiptare. Në këtë kontekst të dukshëm, së paku, pa ditë se çka tjetër ka lëvizë underground asokohe. Sigurisht, edhe diçka jo e vogël natyrisht, gjë të cilën na e ka hamendësuar edhe dje e sot një shkrim i gjatë i njërit prej protagonistëve socialistë themeltarë të Partisë Socialiste të kohës, profesorit të ekonomisë, Sherif Bundo…Po kjo i përket së shkuarës. Tashmë të largët.

Sot udhëheqësi është njësuar me Shqipërinë. Sot udhëheqësi është Shqipëria. Sot Shqipëria është e sundimtarit. Për të arrit këtë, mercenarë ka pasë e ka plot. E kemi shërbyer dallueshëm këtë zeje gjithherë për perandoritë e mëdha. E si reminishencë tani këtu shërben edhe gjenerali. E me vullnet të habitshëm ushtron dhunën e përdhunës ndaj kujtdo që i del përpara udhëheqësit e don ta ndalë në rrugën e përjetësimit. Sidomos artistë kur janë, a gazetarë…(!!!)

Po për ne shqiptarët, kjo gjë është edhe më e trishtë se për cilindo banor të Europës. Se, si askujt tjetër në kontinentin tonë, njësimi i udhëheqësit me Shqipërinë na e ka shkatërruar jetën.

Na ka mjaftuar e tepruar Enver Hoxha…

Në trend

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori