Situata e pandemisë vazhdon me uljengritjet e saj, duke u zhvendosur nga një vend dhe kontinent në tjetrin, duke qenë ku më shumë e ku më pak prezent në gjithë globin. Me Covid-19-shin janë infektuar mbi pesë milionë persona në gjithë botën, derisa mbi 325 mijë prej tyre kanë vdekur.
Ekonomia globale ka hyrë në recension dhe efekti domino po prek jo vetëm shtetet e zhvilluara, por edhe ato të pazhvilluara, duke shtuar shumë papunësinë dhe varfërinë në këto vende. Ajo, sipas FMN-së dhe BB-së, pritet të tkurret me rreth 3-5 për qind dhe tregtia 13-33 për qind. Ekonomia e Eurozonës, në përgjithësi parashikohet të tkurret në 7.7 për qind këtë vit, por dëmi mund të jetë më i keq në Itali dhe Greqi. Ekonomitë e këtyre vendeve mund të tkurren me gati 10 për qind. Kjo ka prekur dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili sipas FMN-së, BB-së, BERZH-it, mund të tkurret nga 5-9 për qind, edhe pse vlerësimet dhe parashikimet më realiste priten të jepen në muajin qershor.
Kjo situatë e krijuar postpandemi ka ndikuar në humbjen e miliona vendeve të punës dhe dëmtimin e bizneseve, sidomos në vendet më të varfra. Ndërsa, në Shqipëri, numri i të papunëve si rrjedhojë e kësaj krize deri tani është rreth 70 mijë vetë, duke ndikuar në shtimin, qoftë dhe të përkohshëm, të numrit të njerëzve që jetojnë në nivelin e varfërisë, në botë këto shifra janë me miliona.
“Miliona burime për jetesë janë shkatërruar dhe sistemet e kujdesit shëndetësor janë në tension në gjithë botën”, ka thënë presidenti i Bankës Botërore. Ndërkaq, sipas të dhënave të deritanishme pritet që numri i të papunëve në shkallë globale si rrjedhojë e ndikimit të kësaj krize të rritet. Sipas një studimi të ILO-s, Organizatës Ndërkombëtare të Punës, që mbledh qeveritë, sindikatat dhe dhomat e tregtisë të 187 vendeve, mund të shkojnë deri në 25 milionë të papunë nga vështirësitë ekonomike për shkak të pandemisë, që do t’u shtohen 188 milionëve që regjistrohen sot në botë.
Ekonomitë perëndimore, sipas raportit, do të jenë ato më të goditurat, me humbje që mund t’i tejkalojnë tre trilionë eurot vetëm gjatë vitit 2020. Ndërkohë, punëtorët e varfër (ata që sipas statistikave fitojnë më pak se tre euro në ditë), do të shtohen deri në 35 milionë, nga 630 milionë që janë në botë, ndërkohë që para koronavirusit pritej se do të tkurreshin me të paktën 14 milionë. Ndërsa në shkallë globale, sipas vlerësimit të BB-së, këtij institucioni ndërkombëtar prestigjioz, parashikimi është që deri në 60 milionë persona do të shtyhen drejt varfërisë ekstreme – që shkatërron përparimin e bërë në zhdukjen e varfërisë në tre vjetët e fundit. Ky institucion e përcakton “varfërinë ekstreme” kur një person jeton me më pak se 1.90 dollarë në ditë.
Evropa sapo ka filluar të dalë nga masat e izolimit të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Prandaj, disa shtete, edhe pse të prekura rëndë nga pandemia e Covid-19-shit, filluan procesin e rihapjes (edhe të kujdesshëm, shoqëruar me protokolle të rrepta) pas periudhës së karantinimit. Por, procesi i rihapjes në shumicën e këtyre vendeve vjen e shoqëruar edhe me paketat mbështetëse të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të vendit për frenimin e recensionit ekonomik, shërimin e papunësisë dhe frenimin e mëtejshëm të varfërisë. Prandaj, edhe rihapja te ne duhet të shoqërohet me atë që quhet “Paketa e tretë e mbështetjes”, së cilës, me çfarë duket, i ka ardhur koha. Nëse paketat e para në vendet e tjera dhe në vendin tonë kanë pasur në fokus mbështetjen e shëndetësisë dhe subvencionimin e pagës dhe mbështetjen sociale, sigurimin e likuiditetit dhe lehtësitë e ndryshme fiskale, tashmë, në këtë fazë, si në vendet e tjera edhe te ne, fokusi duhet të zhvendoset te trinomi ekonomi, papunësi, varfëri. Kjo, sepse lidhja midis zhvillimit ekonomik, frenimit të papunësisë dhe varfërisë duhet të jetë shumë funksionale.
Ne kemi vuajtur për një kohë nga zhvillimi pa punësim. Përmirësimet e dukshme në vitin 2018-2019 në këtë drejtim tashmë po marrin një goditje të rëndë. Kësisoj, ky fokus i ri me drejtim mbështetje për rizhvillim të sektorëve të goditur më rëndë si, turizmi, shërbimet, transporti, bujqësia, eksportet, vazhdimi i garantimit të likuiditetit, lehtësi të caktuara fiskale dhe mbështetja e punësimit, janë të domosdoshme për këtë vit dhe vitin në vazhdim. Njëherazi, në vazhdim, kryerja e reformave ristrukturore në ekonomi dhe në biznes, tërheqja e më shumë investimeve të brendshme e të huaja përbëjnë “motorin e rimëkëmbjes”.
Janë të njohura paketat mbështetëse, masat e marra dhe instrumentet e ndryshme që po përdoren nga qeveritë e vendeve të ndryshme, bankat qendrore dhe institucionet ndërkombëtare, për mbështetjen e rimëkëmbjes dhe garantimin e likuiditetit për këtë proces. Kështu, Banka Botërore është duke ofruar grante dhe kredi me interes të ulët në vlerë të 160 miliardë dollarëve, për t’i ndihmuar vendet e varfra në luftimin e krizës. Ndërkaq, gati 100 shtete që janë shtëpi për 70 për qind të popullsisë në botë, tani kanë siguruar financa emergjente.
Vendeve të Bashkimit Evropian pritet t’u vijë në mbështetje plani Merkel-Macron. Ky plan mori shkas nga diskutimi i sigurimit të likuiditetit për rimëkëmbjen e vendeve të BE-së, sidomos e vendeve të goditura më rëndë nga pandemia Covid-19, përmes koronabondit dhe përballimit solidar të tij. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, janë duke ofruar një plan të përbashkët të vendeve të tyre, për rimëkëmbjen e BE-së nga kriza e pandemisë së koronavirusit. “Plani ka të bëjë me fushat e shëndetësisë, rimëkëmbjen ekonomike, tranzicionin mjedisor dhe digjital dhe sovranitetin industrial”, ka njoftuar Presidenca franceze përmes një deklarate. Blloku evropian është zotuar të ndajë 500 miliardë euro fonde emergjente për të përballuar krizën. Pritet vendimi për saktësimin e shumës përfundimtare, në funksion të debateve të Parlamentit Evropian dhe shteteve më të goditura, si Italia, Spanja etj., që pretendojnë për dy apo trefishimin e kësaj shume. Ky plan do t’u japë jo vetëm mbështetje rimëkëmbjes ekonomike vendeve të BE-së, por do t’u kthejë solidaritetin, këtij principi kryesor të vendeve të Evropës.
Pasojat e pandemisë së koronavirusit, siç po vërtetohet, parashikohet të jenë të rënda për tregun e punës. Shumë njësi ekonomike po përpiqen të mbijetojnë në kushtet e masave të rrepta të kufizimit por edhe të hapjes nën protokolle të domosdoshme), ndërkohë që një numër i madh i punonjësve tashmë janë përfshirë në forma të ndryshme të skemave të punës me kohë të pjesshme ose janë larguar nga puna. Kjo situatë në shume vende ka bërë që në paketat ndihmëse të përfshijnë edhe krijimin e “Fondit të Punës”. Pavarësisht nga shumëllojshmëria e elementeve në këtë fond, e ndryshme në vende të ndryshme, duhet që një veprim i tillë të konsiderohet edhe në paketën e tretë në vendin tonë. Kjo natyrisht do të ketë të bëjë me momentin e rialokimit të fondeve në ndryshimet buxhetore që priten. Ky fond duhet të fokusohet në:
– Problemet e rikualifikimit të atyre që kanë dalë të papunë nga kjo krizë, për t’u orientuar në tregun e ardhshëm të punës;
– Mbështetjen për ata që kanë dalë pjesërisht apo me orar të reduktuar në punë;
– Nxitjen e punësimit etj.
Në funksion të këtij qëllimi, sipas protokolleve të vendeve të OECD-it, një rol të rëndësishëm duhet të luajnë shërbimet e punësimit publik dhe privat (SHPP). Ky rol duhet të fokusohet në parandalimin e krizës së tregut të punës dhe në stimulimin e një rikuperimi të shpejtë që po hiqen masat kufizuese dhe po fillon rihapja. Pas evidentimit të pasojave në punësim në vendin tonë, sipas grupmoshave, gjinisë, profesioneve, arsimit, kualifikimit etj., shërbimet e punësimit publik dhe privat do të duhet të ofrojnë mbështetje për ngritjen e një baze virtuale për të përballuar rritjen shumë të madhe të numrit të punëkërkuesve. Kjo do të kërkojë garantimin që pagesat e punonjësve do të paguhen pa vonesa, sigurimin e informacionit dhe inkurajimin e punëkërkuesve për të qëndruar aktivë edhe nëse ka më pak vende të lira pune. Në periudhë afatshkurtër, ndikimi ekonomik i pandemisë po e zhvendos kërkesën për punë në sektorë dhe rajone të tjera dhe mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë vetëm e përkohshme, apo do të çojë në rishpërndarje më të përhershme të punës në sektorë dhe rajone të caktuara.
Prandaj, Shërbimet e Punësimit Publik dhe Privat (SHPP) në vend, jo vetëm që do të përballen me një rritje të numrit të punëkërkuesve, por edhe me nevojën për të rialokuar potencialisht shumë prej tyre në profesione, sektorë dhe rajone të tjera. Kjo kërkon që t’u sigurohet punëkërkuesve informacion sa më i mirë për tregun e punës dhe mbështetje për zhvillimin e aftësive profesionale. Për të përmbushur këto detyra sfiduese, SHPP-të duhet të jenë të përgatitura dhe të përshtaten shpejt me situatën e re.
Shërbimi Kombëtar i Punësimit duhet të angazhohet jo vetëm për përballjen me situatën e krijuar, por dhe përgatitjen e përcaktimin e strategjive të reja afatmesme dhe afatgjata.
SHPP duhet të fillojë zhvillimin e strategjive të tyre për fazën (graduale) të hapjes dhe të rregullojë planet e tyre afatgjata. Ato duhet të analizojnë cilat pjesë të modelit të tyre aktual të funksionimit duhen ndryshuar gradualisht dhe cilat duhen ruajtur. Kjo është e rëndësishme, pasi disa rekomandime për distancimin shoqëror ka të ngjarë të ekzistojnë për disa kohë, ndërsa numri i klientëve të rinj gjithashtu mund të mbetet i lartë. Ndryshimet e fundit në modelet e funksionimit ofrojnë një moment të mirë për të vendosur SHPP në një rrugë më efikase se më parë. Gjatë krizës Covid-19, përdorimi i mjeteve në internet dhe puna në distancë u rrit ndjeshëm në shumicën e vendeve. Kjo prekte të gjitha palët e interesuara në dispozitat e politikave aktive, punëkërkuesit dhe punëdhënësit, ofruesit e shërbimeve dhe partnerët kryesorë. Është e nevojshme të shpejtohen planet për digjitalizimin e shërbimeve, veçanërisht duke marrë parasysh që këto mund të mbështesin efikasitetin dhe efektivitetin e SHPP-së për të përballuar nivele potencialisht më të larta të klientëve në të ardhmen. Digjitalizimi i shërbimeve të SHPP-së ka provuar të jetë një element thelbësor gjatë krizës globale financiare për të përballuar ngarkesa të mëdha në mënyrë të vazhdueshme për stafin e SHPP-së dhe për t’iu përgjigjur kërkesave për rritjen e efektivitetit dhe uljen e kostos. Investimi në digjitalizim në SHPP është thelbësor për përpunimin efikas të përfitimeve.
SHPP duhet të përgatitet për marrëveshje fleksibile të punës. Kriza Covid-19 do të ndryshojë mënyrën e punës në shumë sektorë të ekonomisë. SHPP-të duhet të jenë të përgatitura për t’u përshtatur me ndryshimet, me një treg të ri pune, ku digjitalizimi dhe zhvillimi inovativ me shpejtësi marramendëse do të zëvendësojë vende dhe procese pune që kërkojnë një kualifikim të ri, ndryshe, drejt të ardhmes së këtij tregu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë