LAJMI I FUNDIT:

Mark Zuckerberg i vendosur që keqinformimi të “mos bëhet viral”

Mark Zuckerberg i vendosur që keqinformimi të “mos bëhet viral”

Sipas Mark Zuckerberg, Facebooku është duke e ndaluar keqinformimin sa i përket zgjedhjeve elektorale në Shtetet e Bashkuara dhe coronavirusit.

Në një intervistë me BBC, drejtori i përgjithshëm i Facebookut iu përgjigj pyetjeve në lidhje me fushatën e kompanisë kundër keq informimit, pandeminë Covid-19, zgjedhjet e ardhshme dhe kontrollin thuajse të përgjithshëm mbi rrjetin më të madh social në botë, transmeton Telegrafi.

Zuckerberg tha se kompania po punon për të larguar përmbajtjen që ka të ngjarë të rezultojë në “dëm të menjëhershëm dhe të pashmangshëm”.


“Edhe nëse diçka nuk do të çojë në dëmtime të menjëhershme fizike, ne nuk duam që dezinformimi të jetë përmbajtja që do të bëhet virale”, tha Zuckerber, duke shtuar se është i vendosur ta ndalojë përhapjen e keqinformimit. Megjithatë, ai tha se dëshironte të lejonte “hapje më të gjerë të mundshme” të lirisë së shprehjes.

Facebook bëri një argument të ngjashëm kur mbrojti vendimin e diskutueshëm, për të lejuar politikanët të gënjejnë në reklamat e tyre në Facebook.

Roli që ka luajtur Facebook, në zgjedhjet elektorale të Shteteve të Bashkuara  në vitin 2016, është kritikuar rëndë, pasi është lejuar ndërhyrja e Rusisë për përhapjen e lajmeve të rrejshme.

Mirëpo, Zuckerberg ka bërë të ditur se e njëjta gjë nuk do të përsëritet edhe këtë herë, pasi thotë se është fituar përvoja dhe janë të gatshëm që situata të mos përsëritet. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Rrjeti

Rrjeti "Find My Device" i Google më në fund është funksional, nuk ka më pajisje të humbura

Teknologji
Spotify nënshkruan një marrëveshje të re për të zgjeruar ofertën e librave audio

Spotify nënshkruan një marrëveshje të re për të zgjeruar ofertën e librave audio

Teknologji
Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Teknologji
xAl tani vlerësohet më shumë se sa ka paguar Musk për ta blerë Twitter

xAl tani vlerësohet më shumë se sa ka paguar Musk për ta blerë Twitter

Teknologji
Mjetet e kontrollit: Ku i kanë bllokuar të gjitha autoritetet në botë rrjetet sociale?

Mjetet e kontrollit: Ku i kanë bllokuar të gjitha autoritetet në botë rrjetet sociale?

Teknologji
Kalo në kategori