Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, tha se brenda këtij muaji do të hapen kufijtë tokësorë me vendet e rajonit.
Sipas tij, kjo hapje do t’i japë frymë turizmit në Shqipëri, i cili në fakt është një prej sektorëve që është goditur më shumë nga pandemia globale e COVID-19.
Ministri Klosi nuk dha një datë konkrete se kur njerëzit do lejohen të hyjnë në det, por shtoi se kushti kryesor është që të ruhet distanca dhe higjiena personale.
“Kjo kur do të fillojë sezoni, nuk ka sezon, ne në Shqipëri kemi 12 muaj mundësi për të bërë turizëm. Kur të kemi garancinë kur ne nuk do të shqyhemi. Pra, kur të kemi disa rregulla për të ruajtur jetën e qytetarëve. Në kudër të kësaj strategjie, ne e kemi thënë se kemi hapur baret dhe lokalet. Ajo që dihet në këto momente është ruajtja e distancimit social dhe higjiena. Strukturat nuk do lejohen të hapen pa asnjë rregull. Tani është distancim social dhe higjiena, nëse këto kushte respektohen, ne shpresojmë që brenda këtij muaji te kemi hapjen e kufijve tokësorë. Për këtë kam pasur një bisedë të gjatë me ministrin kosovar, malazez, dhe të Maqedonisë së Veriut. Bëmë dhe një deklaratë të përbashkët”, tha Klosi në euronewsal.
Ai shtoi në emisionin “Ilva Now” se kufijtë tokësorë mund të hapen edhe me Greqinë, por në një kohë të dytë. “Po edhe Greqia, por Greqia është pak më shumë afër rregullave europiane. Me Greqinë kemi akoma një dakordësi bilaterlae, kur ata të kenë një hapje evropiane të kemi edhe një hapje me Greqinë. Ne duam që me vendet e rajonit të kemi një hapje të kufirit tokësor brenda këtij muaji dhe kjo është një ndjesi pozitive. Duhet që ne të kemi dakordësi me ministrinë e Shëndetësisë dhe ekspertët shëndetësorë, pra për të hequr karantinën”, tha Klosi.
Ministri i Turizmit, tha më tej se këtë sezon nuk duhet pritur i njëjti numër turistësh si vitin e kaluar, pasi Banka Botërore ka parashikuar një rënie në fushën e turizmit deri në 40%.
Klosi përmendi faktin favorizues se vetëm 9% e turistëve në Shqipëri vijnë nga ajri.
“Në Shqipëri kemi përfitimin se turizmi që vjen nga ajri është më pak se 9%. Nga turizmi detar dhe tokësor të mbajmë ekonominë. Jemi industri në rritje. Do të kemi kontroll të rregullave ekzistuese dhe garantimin e kushteve të higjienës”, tha ministri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama