Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se do të jetë befasi për të mirë marrëveshja e koalicionit që ata kanë bërë me Listën Serbe, por që nuk tregoi se kur do të publikohet kjo marrëveshje.
Marrëveshja e koalicionit të cilën e ka bërë LDK-ja me Listën Serbe ende nuk është publikuar, megjithëse lideri i kësaj partie, Isa Mustafa pak ditë pas arritjes së kësaj marrëveshjeje, pati thënë se do të publikohet dokumenti.
Pas mbledhjes që pati sot GP i LDK-së, me mandatarin për kryeministër, Avdullah Hoti ku u diskutua për programin qeverisës, shefi i këtij Grupi, Arben Gashi u pyet gjatë konferencës për medie edhe për koalicionin me Listën Serbe.
Gashi tha se marrëveshja e koalicionit do të publikohet, duke mos specifikuar se kur do të ndodh kjo, por që sipas tij do të jetë befasi për të mirë.
Ai theksoi se nuk ka asgjë të fshehtë në lidhje me këtë marrëveshje.
“Do të bahet publike të garantoj dhe të garantoj se do të befasohesh për të mirë. Mbetet me pa kur të del”, tha Gashi.
Telegrafi më parë ka kontaktuar me zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ka kërkuar këtë dokument, por nuk ka marrë përgjigje.
Ndërkaq, për këtë marrëveshje nuk dihet detaje edhe pse gjatë konferencave për medie është deklaruar se Lista Serbe do të ketë po aq pjesëmarrje në qeverinë e re, sa ka edhe në Qeverinë Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë