LAJMI I FUNDIT:

Sanchez tregon se çfarë nuk i pëlqeu te Mourinho kur të dy ishin te United

Sanchez tregon se çfarë nuk i pëlqeu te Mourinho kur të dy ishin te United

Alexis Sanchez ka treguar se stili i lojës së Jose Mourinhos te Manchester United bëri që ai të humbë vetëbesimin, por që ende mendon se ai është njëri ndër trajnerët më të mirë në botë.

Koha e kilianit te Djajtë e Kuq nuk kishte shkuar mirë, edhe pse Special One ishte i vendosur të transferonte atë në Old Trafford nga Arsenali, duke mposhtur rivalizimin e Pep Guiardiolas që po e ashtu e dëshironte atë në janarin e vitit 2018.

Mourinho më pas u largua në dhjetor të vitit 2018 nga Unitedit, derisa Sanchez arriti të shënonte vetëm tri gola në 32 paraqitje.


Foto: Sqwuaka/Twitter

“Mourinho është njëri ndër trajnerët më të mirë në botë në mënyrën se si i përdor strategjitë, si i studion videot”, ka thënë ish-anëtari i Barcelonës për BBC.

“Por, kur isha me të te United, luaja një ndeshje, më pas nuk luaja, rikthehesha të luaj, dhe ko bën që lojtari të humbë besimin në vete”.

“Më pas u krijua një atmosferë që nuk ishte e shëndetshme për bashkëlojtarët atje dhe  u dashtë jë ndryshim”, ka shtuar më tej kiliani.

Sanchez është aktualisht në huazim te Interi, atje ku nuk po kalon po ashtu një formë të mirë dhe me gjasë në verë do të largohet nga United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Prapaskenat e ndeshjes, Kosovë – Lituani: Urime ditëlindja, koreografitë e Dardanëve, përkrahja për Jasharin dhe përshëndetja e mysafirëve

Prapaskenat e ndeshjes, Kosovë – Lituani: Urime ditëlindja, koreografitë e Dardanëve, përkrahja për Jasharin dhe përshëndetja e mysafirëve

Përfaqësuesja e Kosovës
San Marino shënon tre gola në një ndeshje për herë të parë ndonjëherë, siguron promovimin historik në Ligën e Kombeve

San Marino shënon tre gola në një ndeshje për herë të parë ndonjëherë, siguron promovimin historik në Ligën e Kombeve

Përfaqësueset
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo ka diskutuar me Guardiolën për punën e ardhshme të trajnerit

Ronaldo ka diskutuar me Guardiolën për punën e ardhshme të trajnerit

Përfaqësueset

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Qyteti që i sjell fat Gjermanisë: Në pesë ndeshje kanë shënuar 36 gola dhe nuk kanë pranuar asnjë

Qyteti që i sjell fat Gjermanisë: Në pesë ndeshje kanë shënuar 36 gola dhe nuk kanë pranuar asnjë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori