LAJMI I FUNDIT:

Carlos zbulon një prapaskenë nga e kaluara: Arrita marrëveshje me Chelsean, por në fund u transferova te Fenerbahce

Carlos zbulon një prapaskenë nga e kaluara: Arrita marrëveshje me Chelsean, por në fund u transferova te Fenerbahce

Legjenda braziliane, Roberto Carlos ka zbuluar se ishte shumë afër të bashkohej me Chelsean në vitin 2007, por transferimi dështoi në minutën e fundit.

Ish-mbrojtësi legjendar ishte një lojtar i lirë në atë kohë, pasi ishte ndarë me Real Madridin  pas 11 vitesh të ngarkuar me shumë trofe në Santiago Bernabeu.


“Unë kisha dy propozime, Fenerbahce dhe Chelsea. Chelsea nuk funksionoi kështu që unë firmosa për Fenerbahce”, ka thënë fillimisht Carlos për Goal.com.

Cassano zgjedh formacionin më të mirë me bashkëlojtarët që ka pasur, sa shumë legjenda në të
Lexo po ashtu Cassano zgjedh formacionin më të mirë me bashkëlojtarët që ka pasur, sa shumë legjenda në të

“Por, me Chelsean, u afruan shumë. Arritëm marrëveshje verbale dhe unë thjesht duhej të shkoja atje dhe të nënshkruaja kontratën”.

“Ishte vetëm një javë para se të nënshkruaja për Fenerbahcen dhe kisha qenë në Paris për t’u takuar me Roman Abramovich dhe drejtorin Peter Kenyon”.

“Ronaldo ishte më i miri” – Carlos thotë se as Messi e Cristiano nuk mund të krahasohen me Fenomenin
Lexo po ashtu “Ronaldo ishte më i miri” – Carlos thotë se as Messi e Cristiano nuk mund të krahasohen me Fenomenin

“Fatkeqësisht, në momentet e fundit diçka nuk funksionoi vetëm para finalizimit, gjë që ndodh shumë në futboll. Kishte një problem me avokatin”.

“Gjithçka ishte arritur, megjithëse, unë jam 100 për qind i sigurt se do të kisha bërë mirë në Ligën Premier dhe do të ishte përshtatur me karakteristikat e mia”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori