LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj: IKSHPK rekomandoi të mos mbahet asnjë tubim, as falje namazi, as dasma

Reshitaj: IKSHPK rekomandoi të mos mbahet asnjë tubim, as falje namazi, as dasma

Ka përfunduar takimi i anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në Kosovë, Naser Ramadani.

Në këtë takim, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka raportuar për gjendjen e pandemisë COVID-19, në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Kryetarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj, tha pas takimit se IKSHPK ka raportuar se nuk pasur përkrahje të mjaftueshme institucionale gjatë kësaj periudhe.


“Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë na është thënë se nuk ka pasur shumë përkrahje institucionale gjatë kësaj periudhe, gjithashtu Kosova nuk ka pasur kapacitete të mjaftueshme të bëjë testime të mjaftueshme sidomos për të riatdhesuarit.

Gjithashtu, anëtarët e komisionit kanë shprehur një shqetësim në lidhje me ekipin mjekësore që funksionojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Pasi që nuk dihet se kujt i raportojnë, kush i monitoron, dhe kush vendos se kush duhet të lirohet për në shtëpi”, tha ajo para mediave, përcjell Telegrafi.

Reshitaj tha se si Komision janë duke shikuar se kush monitoron këto ekipe mjekësore, pasi që atje po bëhen disa selektime se kush duhet të lirohet e kush të shkojë në karantinë.

Po ashtu, Reshitaj ka thënë se në veri nuk bëhen testime nga IKSHPK.

Ndërsa, si përfundim ajo ka thënë se IKSHPK rekomandon që të mos mbahet asnjë tubim, dasma, falje e namazit, sepse tubimet janë të rrezikshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori