LAJMI I FUNDIT:

Kontrabandonte dorëza medicinale e fara kungulli, arrestohet i dyshuari në Viti

Kontrabandonte dorëza medicinale e fara kungulli, arrestohet i dyshuari në Viti
FotoL Ar

Në fshatin Kabash të Vitisë, të hënën pas mesdite është arrestuar një person i cili dyshohet se ka kontrabanduar mallra.

I dyshuari ishte duke lëvizur me automjetin e tipit kombi, teksa nuk i është ndalur njësive policore dhe ka shkaktuar aksident.


“Gjatë kontrollit në kombin e të dyshuarit, janë gjetur të ngarkuara fara kungulli dhe dorëza medicinale të cilat janë konfiskuar dhe i janë dërguar doganës. Gjatë verifikimit ka rezultuar se i dyshuari ishte duke lëvizur në kundërshtim me vendimin e Ministrisë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/