LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Në Ferizaj 95 pacientë janë shëruar nga COVID-19, raste aktive mbesin 35

Aliu: Në Ferizaj 95 pacientë janë shëruar nga COVID-19, raste aktive mbesin 35

Në Komunën e Ferizajt numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Ferizaj ka shkuar në 134.

Kryetari Agim Aliu thotë se për RTV Dukagjinin se mosha e personave të infektuar varion nga 1 vjeç deri në 80 por që sipas tij në përgjithësi gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

“Pacientja e moshës 80 vjeçare ka pasur nevojë për ndonjë mbështetje të lehtë por në përgjithësi gjendja e të prekurve me COVID-19 është e mirë dhe shpresojmë se do të shkojë mirë si deri më tani”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Aliu thotë se numri i të shëruarve në Ferizaj ka shkuar në 95 ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të ketë edhe të shëruar tjerë.

“Raste aktive në Komunën e Ferizajt janë 35. Mbrëmë është shqyrtuar mundësia që pacientja 80 vjeçare të shtrihet në Klinikën Infektive por e kanë parë që gjendja e saj është stabile dhe po vazhdon të jetë në vet izolim në shtëpi”.

I pari i Ferizajt thotë se qytetarët duhet të vazhdojnë t’i respektojnë masat e përcaktuara nga qeveria pasi sipas tij ka flukse të mëdha të lëvizjeve në qytet.

“Ndejat familjare paraqesin rrezik pasi një person i vetëm mund të infektojë shumë të tjerë. Apelojmë që të shmangen organizimet grupore në këtë kohë”, tha ndër të tjera Agim Aliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori