LAJMI I FUNDIT:

Si Gjermania e nënvlerësoi rrezikun e Coronës        

Si Gjermania e nënvlerësoi rrezikun e Coronës        

Politika në Gjermani hezitoi gjatë në javët e para të vitit 2020 derisa mori vendime e masa të forta në luftë kundër pandemisë Corona, konstatojnë mediat. U humbën 78 ditë nga paralajmërimi i parë?

Gazeta gjermane “Welt am Sonntag” dhe ekipi i hulumtuesve të “Bayerischer Rundfunk” janë fokusuar tek disa çështje që prekin reagimin ndaj pandemisë. Pse rreziku i virusit të Coronës, SARS-coV-2 nuk u identifikua më parë? Pse në Gjermani për një kohë të gjatë mendohej se gjendja ishte e sigurtë, dhe duhej të kalonin disa javë, deri sa qeveria të merrte masa në luftimin e infeksioneve? Gazetarët gjermanë kanë ndeshur në dokumente të brendshme, e në bazë të tyre kanë bërë rikonstruktimin e ngjarjeve.

Më 31 dhjetor 2019 sistemi ndërkombëtar i hershëm i paralajmërimit, ProMED dërgoi një e-mail, ku flitej për një formë të panjohur të sëmundjes së mushkërive në Kinë. Njoftimin e mori edhe Instituti Robert Koch në Berlin. Ky ishte sinjali i parë për fillimin e një gare me kohën në luftë kundër virusit, por kaluan disa javë derisa përgjegjësit në politikë zbatuan masat në luftë kundër virusit.


Jo më i keq se një grip?

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn më 23 janar në televizionin gjerman tha: “zhvillimi këtu, dinamika e infeksionit është shumë më e butë, se e shohim tek gripi.” Në fund të janarit u shfaqën infeksionet e para në Gjermani, shumica me simptoma të vogla. Mjeku i klinikës së Mynihut, Shvabing, Prof. Clemens Wendtner që trajtoi rastet e para tha në fillim, se “nëse do të kishim pasur pacientë me simptoma të rënda, rrezikshmëria do të ishte klasifikuar ndryshe.”

Edhe funksionarë në Berlin arritën vonë tek ky vlerësim i virusit. Infeksionet e para në Gjermani çuan në konkluzione të gabuara, shikoni, ne mund ta zbusim gjendjen. Kur më 29 janar u shfaqën rastet e para në të gjithë botën, komisioni parlamentar i Shëndetësisë u mblodh në Bundestag. Corona nuk ishte në pikat e para të axhendës. Aty nuk u fol as edhe për dokumentin, “Raport mbi analizën e rrezikut për mbrojtjen e popullsisë” nga viti 2012, se çfarë duhet bërë në rast të një pandemie, të mbyllen shkollat apo evente të mëdha. Në janar kreu i Institutit Robert Koch kritikoi “politikën informative të Kinës.” Nuk është ende e qartë, si transmentohet virusi.

Gjendja “është serioze”

Dy javë më vonë, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn tha, se pandemia “është përfytyrim aktualisht ireal”. Politikani i të Majtëve, Achim Kessler anëtar i komisionit të shëndetësisë shprehet me kritika. “Ne na u tha se ka në Gjermani plane pandemie për gripin influenca. E ato përshtaten tani për virusin Corona, dhe gjithçka nuk është aspak problematike.”

Mediat gjermane shkruajnë, se që në shkurt ka pasur diskutime në qeverinë gjermane për një plan masash kufizuese. Por në një kohë që virusi përhapej në botë, në Gjermani u festuan karnavalet. Më 26 shkurt në një takim në Ministrinë e Brendshme me protokoll sekret, por që mediat gjermanë e zotërojnë, u fol për mungesat e maskave.

Më 11 mars Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandeminë botërore. Më 18 mars kancelarja gjermane në një fjalim në televizionin gjerman tha “është serioze. Merreni edhe ju seriozisht.” Sida më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore, tha Merkel. Vendi kaloi në masa kufizuese që zgjatën disa javë. Deri më tani janë regjistruar 7914 të vdekur. Gjermania krahasuar në shkallë ndërkombëtare vërtet e përballoi dhe menaxhoi mirë krizën e Coronës. Por ajo që është e qartë, nga njoftimi i parë i ProMEd kaluan 78 ditë derisa u morën masa të forta kundër pandemisë. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori