LAJMI I FUNDIT:

Shefi i EULEX-it: Fobitë dhe urrejtja nuk kanë vend në asnjë shoqëri

Shefi i EULEX-it: Fobitë dhe urrejtja nuk kanë vend në asnjë shoqëri

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se fobitë dhe urrejtja nuk kanë vend në asnjë shoqëri.

“Gjatë viteve të fundit Kosova ka shënuar progres ligjor për të drejtat e personave Lesbikë, Homoseksualë, Biseksualë, Transgjinorë dhe Interseksualë (LGBTI), duke përfshirë dy vendime të rëndësishme në fushën e regjistrimit civil për personat transgjinorë. Megjithatë, ne do të donim të shihnim një zbatim adekuat dhe konsekuent të dispozitave përkatëse ligjore, si dhe të drejta civile më të gjera për komunitetin LGBTI të Kosovës”, tha shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.


“Fobitë, diskriminimi, paragjykimi dhe urrejtja nuk kanë vend në shoqëritë tona. Në Kosovë dhe në të gjithë BE-në, autoritetet duhet t’i rrisin angazhimet e tyre për ta promovuar gëzimin e plotë të drejtave të njeriut nga personat LGBTI. Ne do të vazhdojmë të avokojmë për respektimin e të drejtave të njeriut për të gjithë, pa marrë parasysh orientimin seksual, identitetin gjinor ose karakteristikat e seksit”, tha Wigemark.

Në njoftimin e EULEX-it më tej thuhet se data 17 maj shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, prandaj Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e valëvit flamurin me ngjyrat e ylberit në selinë e tij në Prishtinë për ta treguar përkrahjen e tij dhe për të bërë thirrje për barazi, drejtësi dhe përfshirje për të gjithë njerëzit pa marrë parasysh orientimin e tyre seksual, identitetin gjinor apo karakteristikat e seksit.

“Sa i përket ndikimit të epidemisë me koronavirus tek personat LGBTI, Shefi i EULEX-it theksoi se pabarazitë dhe diskriminimi paraprak mund të thellohet, pasi personat LGBTI mund të përfundojnë të mbyllur në një mjedis armiqësor për shkak të kufizimeve për të qëndruar në shtëpi, duke e rritur kështu ekspozimin e tyre ndaj llojeve të ndryshme të dhunës”.

“EULEX-i do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë për t’i avancuar të drejtat e njeriut të njerëzve me orientim seksual dhe identitet gjinor të ndryshëm, për t’i mbrojtur njerëzit LGBTI nga të gjitha format e dhunës dhe diskriminimit, për ta ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse të bazuar në vlerat e barazisë dhe tolerancës, dhe për të siguruar qasje të barabartë në drejtësi”, thuhet në njoftimin e EULEX-it. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori