Ish kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri nuk mendon që një marrëveshje mes dy vendeve do të mundet të arrihet së shpejti. Ajo thotë se Kosova nuk është e përgatitur për fazën finale sepse nuk ka unitet politik e as kombëtar rreth platformës së dialogut.
Tahiri përsërit se nuk duhet të ketë prekje kufijsh meqë një gjë e tillë e destabilizon Ballkanin.
Ish-ministrja për dialog, në një intervistë për KosovaPress thotë se Kosova duhet të flas me një zë në dialogun Kosovë-Serbi dhe sipas saj uniteti i brendshëm është i domosdoshëm.
Ndër të tjera, ajo thotë se nevojitet ndërmjetësim euro-amerikan, duke shtuar se Amerika është aleati i parë dhe kryesor i Kosovës, por që edhe Evropa ka rëndësinë e saj.
Për çështjen e dialogut me Serbinë, Tahiri thotë se nuk duhet të krijohet përshtypja që çdo që po bëhet nga fillimi, meqë sipas saj, Serbia e pëlqen këtë narrativë dhe synon të largojë nga vetja përgjegjësinë për gjenocidin e kryer në Kosovë.
“Mendoj që ne nuk jemi të përgatitur për këtë fazë finale, sepse e para nuk kemi një unitet as politik as kombëtar rreth platformës së dialogut, për shkak të disonancave në qëndrime. Qëndrimi që dominon dhe jam pjesë e atij qëndrimi është që nuk ka prekje kufijsh sepse çdo prekje kufijsh në Ballkan sjellë jo stabilitet, dhe efekte domino, nuk mund të ndalet vetëm në një pjesë të Ballkanit. E dyta, Kosova është shtet i pavarur, sovran me këto kufij sipas vullnetit të popullit të Kosovës dhe luftës për pavarësi, dhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për drejtësi që ka njohur dhe vërtetuar ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Ky do të duhej të ishte baza e platformës së unitetit për dialog, dhe zërat që kanë folur për prekje kufijsh duhet të margjinalizohen, nuk duhet të lejohet që në emër të Kosovës dikush në botë të flas për çështje kufijsh”, thotë ajo.
Ajo thotë se duhet të mbyllet përfundimisht çfarëdo deklarimi për prekje të kufijve sepse sipas saj kjo përveç tjerash e ka dëmtuar Kosovën edhe në procesin e çnjohjeje.
Tahiri thekson se qeveria e Kosovës duhet të përgatitet seriozisht për këtë dialog me një unitet sa më të madh.
“Edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Borrell, me gjasë i manipuluar nga zërat që vinë ndryshe nga Kosova, e la të hapur këtë çështje, pastaj doli Lajcku si emisar për dialog e kundërshtoi. Kjo tregon që ne kemi dërguar sinjale të paqarta në botë, dhe kemi vu botën në huti, tash është koha të ndërtohet zëri unik i qëndrimit të shtetit të Kosovës për dialog, pra fqinjësi po me Serbinë, por duke njohur pavarësinë e njëra tjetrës, sovranitetin dhe integritetin territorial dhe duke e marrë Serbia përgjegjësitë për luftën, dëmet, gjenocidin, spastrimin etnik e të tjera”, thotë Tahiri.
Ajo përsërit se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka gabuar në me idenë e korrigjimit të kufijve, që siç thotë Tahiri ishte i ndihmuar nga presidenti i Serbisë.
Ajo thotë se Kosova nuk duhet future në skenarë që do të nxjerrnin një Serbi të madhe në Ballkan.
Sipas Tahirit, vetëm një Ballkan i barabartë mund të sjellë paqe dhe stabilitet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim
Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes