Gjysmën e 100 ditëve, ekzekutivi i udhëhequr nga Albin Kurti, u detyrua ta kalojë si Qeveri në detyrë. Këto 100 ditë qeverisje, sipas analistëve politikë dhe ekonomikë, po vlerësohen si periudhë e vështirë, për faktin se u përball me presione ndërkombëtare dhe me luftimin e pandemisë.
Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka, ka thënë për Ekonomia Online, se 100 ditët e kësaj qeverie, dallojnë nga ato të qeverive të kaluara.
Ai thotë se nevojat janë zhvendosur përtej planeve që kanë qenë, që kryesisht ishin në mbrojtje të shëndetit publik dhe natyrisht intervenimet në ekonomi.
“Ndoshta janë rrethanat që në 100 ditshin e kësaj qeverie dallojnë shumë prej rrethanave të 100 ditshin e qeverive tjera, meqenëse krahasimet nuk mund të bëhen në terma të krahasueshëm. Janë dy aspekte: E para është që ky 100 ditësh është ndërprerë për shkak të kalimit të mosbesimit ndaj qeverisë, pra ende pa mbaruar dy muajt e parë të funksionimit të saj dhe e dyta është pikërisht shpërthimi i pandemisë COVID-19, e cila ka ndryshuar edhe prioritetet e të vepruarit në përgjegjësi. Nevojat janë zhvendosur përtej planeve që kanë qenë, që kryesisht ishin në mbrojtje të shëndetit publik dhe natyrisht intervenimet në ekonomi, me qëllim të ruajtjes së ndërmarrjeve dhe të vendeve të punës”, tha Zeka.
Por Zeka thotë se ekonomia ka nevojë për stabilitet politik në çfarëdo rrethane. Sipas tij, Pakoja e rimëkëmbjes nuk mund e jetë i plotë dhe të ndikojë në ndryshimin e strukturës ekonomike ngase duhet edhe miratimi i Kuvendit.
“Kemi pritur një veprim më të mirë dhe më të integruar dhe natyrisht një shumë më të madhe të intervenimit, përtej asaj që është paraparë me pakon emergjente fiskale. Pakoja nuk ka adresuar si duhet as nevojat e punonjësve të cilët janë prekur si pasojë e pandemisë, që kanë mundur të mbesin pa punë ose nuk kanë mundur të dalin në vendet e punës për shkak se ndërmarrjet nuk kanë mundur të punojnë si pasojë e vendimeve që ndërmarrë me qëllim të parandalimit të kësaj pandemie”, tha ai.
“Ekonomia ka nevojë për stabilitet politik në çfarë do rrethane, e aq më tepër në rrethana të tilla të cilat janë të paprecedente, siç është rasti me shpërthimin e Coronavirusit. Pakoja e rimëkëmbjes nuk mund të jetë i plotë dhe nuk mund të ndikojë në ndryshimin e strukturës ekonomike, meqenëse ky ka qenë edhe kërkesë e Odës sonë, që vendi ta shfrytëzojë ndërhyrjen e shtetit në mbështetje të ndërmarrjeve për të ndryshuar edhe strukturën e ekonomisë dhe për të larguar varësinë e tij nga importet dhe nga remitencat e diasporës. Por, natyrisht për të pasur një program të tillë me një shumë disa herë më të madhe kjo që e kemi parë me Pakon, do të nevojitet aprovimi i Kuvendit”.
Për njohësin e rrethanave politike Faton Abdullahu, në këto 100 ditë Kurti e ka zhvendosur Kosovën nga agjenda e Uashingtonit.
“Edhe sikur dikush të gjen diçka të mirë këto 100 ditë, sidomos çështjen e pandemisë të gjitha bashkë eklipsohen nga gabimi më i madh dhe nga qasja e zotit Kurti për të zhvendosur Kosovën nga agjenda e Uashingtonit, zyrtar konkretisht nga agjenda e Administratës Trump. Kurti e ka zyrtarizuar dyshimin dhe paragjykimin politik ndaj Uashingtonit për më keq e ka stërkeq duke e bërë politik qeverisëse. Mjafton vetëm kjo që qeverisë Kurti t’i thuhet ik në shqip, shko në shtëpi asgjë tjetër”.
Abdulllahu ka shtuar se edhe pse pati përpjekje që të luftohet korrupsioni, por sipas tij, qeveria Kurti dështoi që t’i dyzojë në mënyrë funksionale luftimin e korrupsionit në njërën anë dhe të qenit pro-amerikan në anën tjetër.
“Pati përpjekje që ta luftojë korrupsionin nuk i shkoi për dore ngase në Kosovë nuk mund të bësh gjëra të mira dhe të mos jesh pro-amerikan, përkatësisht të jesh përjashtues ndaj asaj agjende. Kështu që qeveria Kurti dështoi që t’i dyzojë në mënyrë funksionale luftimin e korrupsionit në njërën anë dhe të qenit pro-amerikan në anën tjetër. Mjaftojnë këta faktor që Qeveria të mos vazhdojë më tutje”, shtoi ai.
“Unë çuditem që zotëri Kurti në largim përpiqet që prapë të fitojë. Pavarësisht se sa do të fitojë ai prapë do të ballafaqohet me dialogun me Serbinë. Ai ka frikë që të futet në dialog me Serbinë ngase në mendësinë e tij që e ka kultivuar që 15 vjet ka ndërtuar paragjykime për ShBA-në”.
Qeveria e Kosovës është votuar më 3 shkurt. Rreth 50 ditë pas LDK-ja ka iniciuar mocion mosbesimi me të cilin e ka shkarkuar qeverinë Kurti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj