LAJMI I FUNDIT:

Vetëm në Krujë zbulohen 41 vende ku kultivohej kanabisi

Vetëm në Krujë zbulohen 41 vende ku kultivohej kanabisi

Kryeministri Rama ka paralajmëruar miratimin brenda sesionit të nismës që po konsultohet prej afro një viti, me të cilin synohet legalizimi i mbjelljes së kanabisit për qëllime mjekësore.

Kjo sipas tij vjen pas disa vitesh me situatë nën kontroll.


Por policia ka dalë në terren dhe po konfirmon edhe konstatimin e kryeprokurorit të përgjithshëm se që prej 2019-es kultivimi i kanabisit po rritet.

Policia e Krujës, ajo e Durrësit dhe FNSH nga Tirana kanë zhvilluar kontrolle për zbulimin dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në zonat e Krujës.

Si rezultat i kontrolleve me dron, në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh, u evidentuan dhe u shkatërruan 59 lera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Po ashtu, policia bën të ditur se po nga monitorimi me dronë dhe kontrolli me këmbë i territorit u evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike./A2/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori