LAJMI I FUNDIT:

U infektua në krye të detyrës, rrëfehet infermierja nga Shkodra që ia doli të mposhtë COVID-19 bashkë me të birin

U infektua në krye të detyrës, rrëfehet infermierja nga Shkodra që ia doli të mposhtë COVID-19 bashkë me të birin

COVID-19 ka infektuar deri tani në Shkodër 116 persona nga të cilët fatkeqësisht 2 prej tyre humbën betejën.

Situata ditët e fundit është qetësuar. Vetëm 16 raste vijojnë të jenë të prekur dhe po survejohen nga bluzat e bardha. Në spitalin e Shkodrës pas testimit të personelit mjekësor, rezultuan të prekur dhe punonjës të shërbimit shëndetësor.


Lina Aramodhi, infermiere prej 35 vitesh, me 11 prill, për shkak të shfaqjes së simptomave të COVID-19 iu nënshtrua analizës së skanerit dhe më pas tamponit, ku rezultoi pozitive.

Infermierja thotë se në 35 vite eksperiencë, kjo është situata më e rëndë që ka përjetuar që prej viti të errët 1997.

“Në 35 vite punë që kam unë, kjo ka qenë periudha më me stres. Është e vërtetë që thuhet se infermieri duhet të mbrojë një herë veten pastaj të tjerët, por në disa rate nuk të bie ndërmend të mbrosh veten por duhet të mbrosh atë që vjen”, thotë ajo.

Lina rrëfen se frikë ka pasur vetëm për familjarët e saj.

“Për vete nuk kam pasur frikë asnjëherë, e kam besuar se do më bjerë si virus. Frika ime kanë qenë fëmijët”, rrëfen infermierja.

Ajo shprehet se qetësia psikologjike, ushqimi i mirë si dhe marrja e më shumë lëngjeve janë receta më e mirë për tejkalimin e këtij virusi.

Ndihma më e madhe për Linën këto ditë ka qenë i biri Eduarti.

Nga kontakti me të ëmën, Eduarti rezultoi bartës i këtij virusi. I riu thotë se qëndrimi në shtëpi ishte reflektim për të rikthyer vëmendjen e munguar ndaj familjes.

“Nuk e kam pasur frikë këtë virus, por kur të vjen në familje qenka e vështirë. Me ndihmën e Zotit e kemi kaluar, – thotë Eduardi.

Infermierja veterane nuk harron të bëjë një apel dhe të falenderojë kolegët që i kanë qëndruar pranë në këto ditë të vështira.

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori