LAJMI I FUNDIT:

Vitia: Garat nuk mund të fillojnë para 2 qershorit

Vitia: Garat nuk mund të fillojnë para 2 qershorit

Garat sportive në Kosovë nuk mund të nisin para 2 qershorit dhe këtë e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, të premten në një konferencë për shtyp.

Ai ka folur për takimin që ka pasur me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe me Federatën e Futbollit të Kosovës. Ka thënë se disa aktivitete bartin rrezikshmëri më të ultë se disa të tjera.

“Kemi pasur takime të shumta, jo vetëm me akterë të sportit, për atë se si t’i qasemi fazës së dytë të hapjes, që fillon të hënën. Një prej takimeve e kemi mbajtur me KOK-un dhe FFK-në, ku kemi diskutuar se kur mund të fillojnë disa aktivitete sportive, që në parim bartin rrezikshmëri më të ultë se disa aktivitete tjera”.


“I falënderojë drejtuesit e KOK-ut dhe FFK-së që kanë mirëkuptuar situatën dhe masat e deritashme. Jemi dakorduar që në ditët në vijim të merret një vendim se si t’i qasemi kësaj çështje”.

“Jemi dakorduar se fillimi i garave në asnjë aktivitet nuk mund të fillojë para 2 qershorit’, ka thënë Vitia.

FFK kërkon që stërvitjet në grup të lejohen më herët, për të kaluar pastaj në fillim të qershorit me ndeshje të futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

Ndërkombëtare
Arsenali shkarkon të gjithë potencialin ndaj Manchester Cityt dhe i turpëron në ‘Emirates’

Arsenali shkarkon të gjithë potencialin ndaj Manchester Cityt dhe i turpëron në ‘Emirates’

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ndërkombëtare
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Mathys Tel vendos përfundimisht se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në Ligën Premier

Mathys Tel vendos përfundimisht se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në Ligën Premier

Bundesliga
Kalo në kategori