LAJMI I FUNDIT:

Kryeparlementarja Osmani vizitoi disa fshatra të veriut, dhuron 30 kompjuterë

Kryeparlementarja Osmani vizitoi disa fshatra të veriut, dhuron 30 kompjuterë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot fshatrat Zhazhë, Boletin e Kelmend të Komunës së Zveçanit, Koshtovë e Vllahisë e Bistricë të Komunës së Leposaviqit, si dhe fshatin Çabër të Zubin Potokut.

Në funksion të lehtësimit të procesit të mësimit online, në emër të Kuvendit të Kosovës, kryetarja Osmani u ka dhuruar 30 kompjuterë nxënësve të shkollave “Isa Boletini”, Kadri Bistrica” dhe  “Osman  Rama”.


Osmani qasjen në arsim e ka konsideruar çështje jetike dhe ka thënë se secili nxënës i Kosovës duhet të ketë qasje në mësimin online.

Me këtë donacion të Kuvendit të Kosovës prej 30 kompjuterësh, kryetarja Osmani ka thënë se do t`u ndihmojë sadopak nxënësve të kësaj ane t`i qasen mësimit online.

“Kjo përveç se ndihmë për nxënësit është edhe tregues se institucioni i shtëpisë përfaqësuese të qytetarëve, pra Kuvendi i Kosovës mendon edhe për banorët e kësaj pjese të Kosovës, duke i mbështetur ata edhe në këtë mënyrë”, është shprehur Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori