Shumë qytetarë janë duke kaluar në vështirësi psikologjike për shkak të pandemisë COVID-19. Izolimi në shtëpi dhe ndërprerja e aktiviteteve të tyre të përditshme ka bërë që kjo kohë të jetë mjaft stresuese për ta.
Madje, në dy mujorin e pandemisë, në Kosovë u rrit dhuna në familje, po ashtu gjatë kësaj kohë u raportuan edhe dy raste të vetëvrasjes.
Lidhur me këtë temë për Telegrafin ka folur psikoterapeuti, Yll Avdijaj.
Ai shpjegoi në detaje si ka ndikuar pandemia COVID-19, në shëndetin mendor të qytetarëve.
“Tashmë u bënë pothuajse dy muaj që gjendemi në izolim për shkak të pandemisë së COVID-19. Ashtu sikur i gjithë rrafshi botërorë, edhe Kosova është prekur nga kjo fatkeqësi, e po ashtu i është nënshtruar masave të rrepta, si në mbylljen e kufijve shtetëror, ndalimi i funksionimit të shumë bizneseve, reduktimi i punës, kufizimin e lëvizjes me orar të caktuar, shmangia ndaj kontakteve fizike e deri në izolim të plotë (karantinim) sidomos për disa vende ku edhe numri i të prekurve dhe vdekjeve nga coronavirus shkonte në rritje”, potencoi ai.
Avdijaj ka thënë se tani është koha që të durohet një e keqe e vogël, që t’i shmangemi një të keqe më të madhe.
“Sigurisht se të gjitha ato që u përmenden më lartë, mund të them se kanë ndikuar në mënyra të ndryshme te qytetarët. Përveç të infektuarve të cilët po kalojnë këtë gjendje të rëndë, nuk janë të vetmit të prekur, sepse kjo pandemi, ka prekur edhe shumë dimensione tjera jetësore, gjë që ua ka vështirësuar funksionimin e zakonshëm qytetarëve, duke ua ndryshuar rrjedhën e stilit jetësore të përditshëm, të cilin e kanë pasur më herët. E gjithë kjo, padyshim se do të rezultojë me vështirësi të shumta në njerëz, të cilët do ta kenë të vështirë përballimin e kësaj situate të tashme dhe atyre problemeve që do të shfaqën pasi të kalojë kjo pandemi”, deklaroi ai për Telegrafin.
Avdijaj tha se shqetësuese në këtë kohë janë edhe pyetjet se çfarë do të ndodhë pas pandemisë.
“Ajo çfarë mund të jetë shqetësuese më së shumti gjatë kësaj periudhe janë vetë pyetjet se: Çfarë do të bëhet me ne? A do të përfundoj kjo gjendje? Si dhe kur do të përfundojë e gjithë kjo?. E aq më shumë një ndikim negativ do të kishte edhe ‘bombardimi’ i vazhdueshëm me lajme vendore dhe botërore në lidhje me pandeminë, infektimet dhe rritja e numrit të të vdekurve gjithandej etj. Sigurisht se nga përditshmëria, dimë se vdekje nëpër botë ka pasur vazhdimisht me qindra e mijëra brenda ditës, edhe atë si rezultat i ndonjë sëmundje të ndryshme, luftëra, aksidente, vetëvrasje, vrasje, vdekje natyrore etj. Mirëpo, jo dhe shpesh raportohet për të gjitha ato vdekje për dallim në rastin e pandemisë. Dua të them se, këto informacione ‘vdekje, vdekje, vdekje’ padyshim se do të ndikojnë psikologjikisht dhe emocionalisht, dhe do ta rrit frikën të qytetarët e sidomos të të prekurit nga COVID-19”, pohoi ai.
Avdijaj thekson se, pandemia ka prekur çdo shtresë të shoqërisë, por dallim është se ata të cilët qëndrojnë mirë financiarisht kanë mundësi trajtimi mjekësor për dallim nga ata që jetojnë në kushte të rënda.
“Në këtë rast nuk kemi vetëm infektim nga ‘coronavirusi’ por do të kemi edhe infektim të shëndetit mendor; duke filluar nga frika prej vdekjes, frika nga infektimi, pastaj dimensione të tjera që prekë kjo pandemi si humbja e punës, humbja e biznesit, pakësimi i të ardhurave financiare për shumë njerëz etj. Të gjitha këto padyshim se prekin thellë aspektin psikologjik të njeriut, e në bazë të ndërtimit të personalitetit të secilit në veçanti, i mundëson shfaqjen e problematikave të caktuara, qofshin ato edhe të mëhershme, si përjetime stresuese, rritja e ankthit, sulme paniku, humbje shprese, rënien në depresion etj. Kjo pandemi, padyshim se ka prekur çdo shtresë të shoqërisë në një formë apo formë tjetër; dallimi është se ata të cilët posedojnë të ardhura financiare kanë mundësi trajtimi qoftë mjekësor apo psikoterapeutik, për dallim nga ata të cilët gjenden në kushte të rënda financiare”, pohon ai.
Megjithatë, përveç anës negative psikoterapeuti thotë se pandemia ka sjellë edhe disa gjëra pozitive.
“Çdo e keqe e sjell edhe një të mirë me vete. Edhe pse e gjithë kjo që folëm më lartë, mund të perceptohet vetëm në aspektin negativ, nuk duhet të harrojmë se kjo pandemi ka sjellë edhe disa gjëra pozitive për të cilat ne jemi ata që vendosim se a duam t’i shohim apo jo. Mund të përmendi disa nga ato:
-nëse ka kaluar kohë e gjatë që nuk ke qëndruar në shtëpi me familjen tënde, në pandemi kjo është mundësuar.
-nëse prindërit vazhdimisht janë ankuar se nuk po kanë kohë të mjaftueshme për fëmijët e tyre, sot e kanë këtë mundësi që të afrohen, t’ua kushtojnë kohën e tyre, vëmendjen dhe lojën, argëtimin e përbashkët; zaten e këtë gjë e kërkon fëmija nga prindërit dhe nuk janë lodrat dhe kushtet materiale, por prezenca e prindërve dhe koha a tyre e çuar së bashku me ta.
-nëse deri më sot janë ankuar se nuk kanë kohë për lexim, ushtrime fizike, meditim, apo punë të tjera si në kopsht etj., sot, dhe gjatë kësaj periudhe e kanë këtë mundësi që ta bëjnë.
-punët të cilat i keni lënë të papërfunduar, e keni mundësinë që t’i përfundoni tani në këtë periudhë.
-nëse nuk keni pasur mundësi të mendoni për vetën tuaj, për kuptimin e jetës, e keni mundësinë tash të meditoni mbi këto gjëra”, tregon ai.
Psikoterapeuti, potencoi se të gjithë qytetarët të cilët po kalojnë momente të vështira gjatë kësaj kohë mund të marrin konsulta falas në “NOKTA grup”.
“Gjatë këtyre ditëve izolimi, duke marrë parasysh vështirësitë psikologjike nëpër të cilat jemi duke kaluar qytetarët në përgjithësi, unë dhe kolegët e mi nga ‘Shoqata e Psikoterapeutëve të Kosovës’ kemi marrë një iniciativë vullnetare në mënyrë që t’u dalim në ndihmë qytetarëve tanë të Republikës së Kosovës pa dallim përkatësie, gjuhe dhe etnie”, tregon ai.
Ai bëri të ditur se stafi përbehet nga një grup profesionistësh nga fusha të ndryshme.
“Iniciativa quhet ‘NOKTA Grup’ kemi një staf të përbërë nga afërsisht 16 profesionist nga fusha të ndryshme si: psikoterapeut, psikolog, psikiatër, neuropsikiatër me përvojë shumë vjeçare; kemi ofruar konsulta falas për të gjithë ata që po kalojnë momente të vështira gjatë kësaj kohe pandemie dhe izolimi. Po ashtu herë pas herë kemi dhënë edhe intervista nëpër media të ndryshme, kemi bërë video incizime duke dhënë rekomandime dhe këshilla se si të veprojmë gjatë këtyre ditëve në izolim”.
Në fund, Avdijaj tha se të gjithë ata që duan të konsultohen mund ta bëjnë këtë përmes rrjeteve sociale.
“Kjo iniciativë do të vazhdojë deri në momentin kur do të shpallet publikisht si e mbyllur. Të gjithë ata të cilët ndiejnë nevojë për t’u konsultuar me ndonjë nga profesionistet tanë, mund të na kontaktojnë në Facebook dhe Instagram në NOKTA Grup”, përfundoi ai.
Ndryshe, në Kosovë deri tani janë konfirmuar 945 raste me COVID-19, 690 prej të infektuarve janë shëruar kurse 29 persona kanë humbur jetën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët