LAJMI I FUNDIT:

Çfarë gazrash lëshon, të tillë e keni shëndetin!

Çfarë gazrash lëshon, të tillë e keni shëndetin!

Jemi të sigurt që së paku një herë në jetë keni pyetur përse të gjithë e kemi atë nevojë neveritshme që, herë pas here, me vullnet apo jo – lëshojmë gazra. Prandaj, po ju sjellim të gjitha faktet e rëndësishme për këtë nevojë natyrale fiziologjike

Mos keni turp, sepse çdokush lëshon gazra. Gjithçka mund të shkaktojë këtë shfaqje, qoftë të keni ngrënë diçka, qoftë të keni përpirë ajër, transmeton Telegrafi.

Gazrat në stomak janë normale, vetëm nëse nuk shoqërohen me efekte anësore të pakëndshme.


Nga cili ushqim lëshohen gazra?

Fajtorët kryesorë janë fasulja, thjerrëzat, kumbullat e thata, mollët, lakra, brokoli dhe rrushi i thatë.

Karbohidratet, siç janë gruri, makaronat, patatja, gjithashtu prodhojnë gazra.

Përse gazrat kundërmojnë?

Me siguri edhe juve ju ka ndodhur që diku në shoqëri të keni lëshuar ndonjë pordhë të shkurtër, të qetë dhe të padëgjuar, mirëpo ju ka zbuluar aroma e pakëndshme.

Disa artikuj ndërrojnë aromën e gazrave tuaja. Nëse hani brokoli, jini të sigurt që pas disa orëve ambienti juaj do të kundërmojë bash parfumin tërheqës “eau the broccoli”.

A janë gazrat të shëndetshme?

Gazrat janë vetëm produkt i tretjes së materieve ushqyese. Aq më tepër, sa më drejt që dikush të ushqehet, shanset janë më të mëdha që më shpesh të lëshojë gazra, pasi në organizëm fut perime dhe bishtajore, artikuj të cilët kanë vlerë të lartë ushqyese.

Sa gazra janë normale?

Sipas një studimi, meshkujt thonë që lëshojnë gazra 14 deri në 25 herë, duke mos çarë kokën tepër për vëllimit të tepërt dhe kohëzgjatjen. Femrat këtë e bëjnë në mënyrë shumë më diskrete, andaj vetes i lejojnë vetëm ndonjë të qetë 7 deri në 12 herë në ditë, ndërsa shumica do të thonë që këtë fare nuk e bëjnë.

Megjithatë, e vërteta nuk mund të fshihet, dhe ajo është – të gjithë lëshojnë gazra, pak a shumë njësoj.

Po nëse gazrat kundërmojnë shumë?

Çdokujt i ndodh që të hajë diçka nga e cila ka gazra me aromë shumë të pakëndshme. Mirëpo, nëse ju ndodh tepër shpesh që të kundërmojë shumë, madje pa marrë parasysh ushqimin të cilin e keni konsumuar, nuk do të ishte keq të vizitoheni te mjeku.

Ndoshta keni ndonjë problem shëndetësor, siç është intoleranca ndaj ndonjë artikulli, sindromë e zorrëve irritabile, sëmundje celiake, … apo jeni alergjikë në glutenin e grurit. Ndonjëherë problemi mund të jetë kapsllëku.

“Koha kur duhet të shqetësoheni është nëse gazrat shoqërohen me dhimbje në pjesën abdominale, ndryshime në jashtëqitje ose rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme”, thonë gastroenterologët.

A janë të rrezikshme gazrat ‘eksploduese’?

Atë që ndonjëherë ndieni nevojë që të lëshoni gazra bash shumë dhe zëshëm, nuk do të duhet të paraqiste ndonjë arsye për brengosje.

Kryesisht fjala është për grumbullim të gazrave, të cilat për shkak të presionit të grumbulluar, lëshojnë të gjithë ata tinguj të tmerrshëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori