LAJMI I FUNDIT:

BE: Aksesi për vaksinën anti-COVID-19 të jetë universal

BE: Aksesi për vaksinën anti-COVID-19 të jetë universal

Aksesi për një vaksinë kundër coronavirusit duhet të jetë i drejtë dhe universal, theksoi sot Komisioni Evropian pas njoftimit nga kompania franceze SANOFI se do t’i jepte përparësi SHBA-së.

“Vaksina kundër COVID-19 duhet të jetë një e mirë publike dhe aksesi i saj duhet të jetë i drejtë dhe universal”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Europian, Stefan de Keersmaecker.

Gjiganti farmaceutik francez, SANOFI planifikon që vaksina kundër koronavirusit të jetë në dispozicion të të gjithëve.


“Vaksina kundër COVID-19 do të vihet në dispozicion të gjithë publikut, pavarësisht kombësisë”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Paul Hudson.

Mesazhi erdhi pasi, në një intervistë me ”Bloomberg”, Hudson theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kishin përparësi, sepse ishin të parat në financimin e kompanisë.

“Qeveria amerikane ka të drejtën e porosisë më të madhe, pasi rrezikoi duke investuar”, deklaroi Hudson për ”Bloomberg”. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Uragani Milton merr formën e frikshme të 'kafkës' pak çaste përpara se t'i afrohet Floridas

Uragani Milton merr formën e frikshme të 'kafkës' pak çaste përpara se t'i afrohet Floridas

Amerika
Brenda kampit stërvitor të legjionit ndërkombëtar që luftojnë përkrah ushtarëve ukrainas kundër agresionit rus

Brenda kampit stërvitor të legjionit ndërkombëtar që luftojnë përkrah ushtarëve ukrainas kundër agresionit rus

Evropa
Pamjet nga droni zbulojnë shkallën e përmbytjeve në Florida

Pamjet nga droni zbulojnë shkallën e përmbytjeve në Florida

Amerika
Policia amerikane arreston një 28-vjeçar, kishte eksploziv të mjaftueshëm për të rrafshuar një lagje të tërë

Policia amerikane arreston një 28-vjeçar, kishte eksploziv të mjaftueshëm për të rrafshuar një lagje të tërë

Amerika
Sondazhi i ri për zgjedhjet amerikane nga Wall Street Journal, i referohet shteteve kyçe

Sondazhi i ri për zgjedhjet amerikane nga Wall Street Journal, i referohet shteteve kyçe

Amerika
Sa do t'i kushtojë Floridas dëmi i shkaktuar nga uragani Milton?

Sa do t'i kushtojë Floridas dëmi i shkaktuar nga uragani Milton?

Amerika
Kalo në kategori