LAJMI I FUNDIT:

Tahiri thotë se LDK nuk e përjashton koalicionin me Vetëvendosjen nëse shkohet në zgjedhje

Tahiri thotë se LDK nuk e përjashton koalicionin me Vetëvendosjen nëse shkohet në zgjedhje

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka folur për zhvillimet politike në vend.

Tahiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se 100 ditët e Qeverisë Kurti mund të konsiderohen të suksesshme.


Ai megjithatë thotë se Kurti e ka kuptuar që LDK-në nuk mund ta nënshtrosh dhe poshtosh duke i mbajtur në koalicion.

“Në 30 vite ka pasur personalitete e lëvizje për ta nënshtruar LDK-në por askush nuk ia ka arritur ta bëjë një gjë të tillë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së thotë se ka qenë ithtarë i koalicionit LDK-LVV dhe sipas tij pikërisht LDK-ja ishte ajo që zgjati dorën e shpresës për ndërtimin e një koalicioni.

“Më vjen keq që ky koalicion ka dështuar. Koha do të tregojë fajtorët. Sot janë gjakrat e nxehur për të nxjerrë fajtorin”.

Tahiri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen ishte parashikuar të zgjatë më shumë se një mandat.

“As tash nuk e përjashtojmë mundësinë e një koalicioni pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare kurdo që ato të mbahen. Këto janë subjektet politike në Kosovë”, tha ndër të tjera Xhafer Tahiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori