LAJMI I FUNDIT:

​Kompania gjermane raporton sukseset e para në zhvillimin e vaksinës anti-COVID-19

​Kompania gjermane raporton sukseset e para në zhvillimin e vaksinës anti-COVID-19

Ndërmarrja e bioteknologjisë Curevac, ka publikuar të dhënat e para për projektin e saj të vaksinës korona.

“Vaksina ka rezultate pozitive në studimet para-klinike në doza të ulëta”, njoftuan zyrtarë të kompanisë nga Tübingen.

Të dhënat e paraqitura treguan një “përgjigje të ekuilibruar imune të shoqëruar me formimin e një numri të lartë të titrave neutralizuese të viruseve (VNT) dhe qelizave T”.


“VNT janë një tregues kryesor që vaksina mund të prodhojë një përgjigje të fortë imunologjike për të neutralizuar Sars-CoV-2”, njoftoi Curevac në kumtesën e saj.

Vaksina ende nuk është testuar te njerëzit. Në qershor, Curevac planifikon të fillojë studimet klinike me pjesëmarrës të shëndetshëm.

Vaksina e Curevac është një nga shumë që aktualisht është duke u hulumtuar.

Grupe dhe kompani të shumta kërkimore në të gjithë botën aktualisht janë duke punuar në një vaksinim kundër Sars-CoV-2.

Më shumë se 80 koncepte janë regjistruar në OBSH. Shkencëtarët shpresojnë për sukses të shpejtë, pasi që ata po mbështeten në konceptet e reja të vaksinave që përshpejtojnë si pjesën e zhvillimit, ashtu edhe prodhimin e mëvonshëm. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Kalo në kategori