LAJMI I FUNDIT:

“Ne do ta vrasim atë!”, kushëriri i Messit zbulon prezantimin brutal të yllit të Barçës në futboll

“Ne do ta vrasim atë!”, kushëriri i Messit zbulon prezantimin brutal të yllit të Barçës në futboll

Kushëriri i Lionel Messit, Maxi Biancucchi, ka shpjeguar sesi ylli i Barcelonës gjeti një mënyrë për të përballuar me lojtarë më të mëdhenj kundërshtarë nga një moshë e re.

Argjentinasi është bërë një legjendë për klubin dhe vendin gjatë 15 viteve të fundit,  duke fituar një rekord prej gjashtë çmimeve të Topit të Artë.


32-vjeçari nuk e ka lënë kurrë shtatin e tij ta ndalojë atë në fushë dhe kushëriri i Messit, Biancucchi ka zbuluar një histori interesante nga fëmijëria.

Kushëriri i Messit: Askush nuk e di të ardhmen e tij, dua ta shoh në një ekip tjetër
Lexo po ashtu Kushëriri i Messit: Askush nuk e di të ardhmen e tij, dua ta shoh në një ekip tjetër

Biancucchi ka treguar sesi Messi kurrë nuk largohej nga një sfidë apo një duel, edhe pse kërcënohej nga ndërhyrjet brutale.

“Në lagje ai luajti me ne, ne ishim më të mëdhenj se ai, dhe ata na thanë: ‘Çmenduri, nxirrje jashtë sepse ne do ta vrasim’”, ka thënë fillimisht Biancucchi për Ole.

“Ata donin ta godisnin, por ai e pranoi sfidën me ta”.

“Kur ai ishte tetë ose nëntë vjeç, unë ngrihesha herët të shtunave për ta parë atë duke luajtur dhe ai do të bënte gjëra mbresëlënëse”.

“Unë nuk mund ta besoja”, përfundoi kushëriri i yllit të Barcelonës. /Telegrafi/